• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Jam gati të dëshmoj” Gazment Bardhi në Komisionin Hetimor për Zgjedhjet: Ky deputet socialist shoqërohej me trafikantë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Jam gati të dëshmoj” Gazment Bardhi në Komisionin Hetimor për Zgjedhjet: Ky deputet socialist shoqërohej me trafikantë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në Komisionin Hetimor të ngritur për zgjedhjet e 25 prillit, deputeti i PD Gazment Bardhi mbrojti anëtarët e Strukturës së Mbrojtjes së Votës, duke shtuar se është gati të dëshmojë në lidhje me ngritjen e kësaj strukture.

“Ata janë qytetarë të ndershëm, vullnetarë të PD dhe nuk do t’i dorëzojmë kurrë për t’u bërë ushqim për patronazhistët tuaj. Secili prej tyre ka patur mbi shpinë gjatë katër muajve Policinë e Shtetit. Ka ardhur Policia e Shtetit dhe i ka kontrolluar me dhjetëra herë. Asnjëri prej tyre nuk ka qenë i armatosur. PD nuk ka ngritur grupe paramilitare.

Grupe paramilitare kishte ngritur PS me eksponentët më të rrezikshëm të krimit të organizuar. Nëse doni emra dhe informacione kur të vijë koha i themi këtu. Ajo që ne kemi ngritur është çdo strukturë që ka ngritur çdo parti politike në të gjithë botën, përfshirë edhe presidentin aktual të SHBA-së. Sikundër secili prej atyre vullnetarëve ka qenë pikë kontakti zyrtar me drejtuesit e Policisë së Shtetit, nuk kanë vepruar si struktura ilegale të panjohura.”, tha ai.

Bardhi vlerësoi vullnetarët për mbrojtjen e votës për mundësimin e zbulimit të krimeve zgjedhore na partia në pushtet. “185 kallëzime i keni sot në Prokurori. Janë të dhënat e mbledhura nga ky grup dhe do të duhej secili prej jush të falenderojë çdo qytetar të ndërgjegjshëm qoftë në PD qoftë në PS që mbledh të dhëna për kryerjen e një krimi dhe i paraqet të dhënat në Prokurori. Do të duhet t’u themi faleminderit atyre jo patronazhistëve që na vjedhin të dhënat tona personale, përcaktojnë edhe se si voton drejtuesi i SPAK se si voton Presidenti i Republikës, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Prokurori i Përgjithshëm dhe për turpin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe drejtuesit të SPAK, të dhënat e të cilëve janë vjedhur, siç janë vjedhur të dhënat e 2 milionë shqiptarëve, flenë mbi dosje.

Do të duhej t’i hetojnë. E kam çuar kallëzim penal. Po pres të hetojë Prokuroria dhe jam i gatshëm të dal atje e të jap informacione se kush ishin trafikantët e drogës që shoqëronin nga mëngjesi në darkë Taulant Ballën dhe ekipin tuaj në Elbasan. Kush ishin njerëzit që shpalleshin në kërkim paradite nga policia dhe pasdite shoqëroheshin nga policia për të shpërndarë para’ shtëpi më shtëpi në Elbasan. Nuk kishte Polici Shteti në Elbasan kishte bandë që komandonte nga drejtori i Policisë, që ishte i pafuqishëm për t’i luftuar. Dhe ta them unë se përse?! Sepse kjo bandë ishte shtabi i Taulant Ballës në Elbasan.

Dhe Taulant Balla kishte të drejtën dhe mundësi për të shkarkuar drejtorin e qarkut, siç e bëri.”, tha ai.
Bardhi tregoi edhe një element të papërmendur deri më tani për largimin nga Elbasani të Drejtorit të Policisë, duke e lidhur atë me zgjedhjet. “Një nga arsyet pse e shkarkoi drejtorin e qarkut ishte se nuk i bindej deri në fund Taulant Ballës. Ai i thoshte: “shko hyr në shtabin e kundërshtarit tim politik”, “mos shpall në kërkim eksponentët e krimit të organizuar.” Se ditën kur i denonconim, mbylleshin në shtëpi ata. Në darkë i mblidhte Taulant Balla u thoshte: “Më keni mua.” Të nesërmen merrnin zemër ata, masakronin, kërcënonin qytetarët, blinin vota në mes të ditës, mblidhnin karta identiteti. Ky është realiteti”, shtoi ai.

Mes të tjerash demokrati tha në komisionin hetimor për zgjedhjet se vullnetar për Taulant Ballën në fushatë ka dalë publikisht edhe një trafikant droge. “Mehmet Greca doli në TV krenar dhe tha: se është anëtar i shtabit te Taulant Ballës. Është trafikant i dënuar droge, në kërkim. I dënuar në Londër si shpërndarës droge, është krenaria juaj, si patronazhist. Nuk do ta kisha kurrë krenari në të gjithë karrierën time politike.”, përfundoi Bardhi.

Pas

“Të lutem, se jam nënë” Pamje të trishta nga Fieri, e ema i kërkon policit që ta lërë të shkojë te vendi ku i groposën djalin

Para

Tha vetëm një fjalë para hetuesve/ Kreu aktin ekstrem ndaj të miturit, ja çfarë u gjet gjatë kontrollit në banesën e Klodian Çalamanit

Para
Tha vetëm një fjalë para hetuesve/ Kreu aktin ekstrem ndaj të miturit, ja çfarë u gjet gjatë kontrollit në banesën e Klodian Çalamanit

Tha vetëm një fjalë para hetuesve/ Kreu aktin ekstrem ndaj të miturit, ja çfarë u gjet gjatë kontrollit në banesën e Klodian Çalamanit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

nga Fast News
09:00 | 13/11/2025
0

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

nga Fast News
08:30 | 13/11/2025
0

Qeveria bën sërish ndryshime në administratë, ja kush janë emrat

Qeveria bën sërish ndryshime në administratë, ja kush janë emrat

nga Fast News
07:30 | 13/11/2025
0

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

nga Fast News
07:00 | 13/11/2025
0

Recent News

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

09:00 | 13/11/2025
6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

08:30 | 13/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar