• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Përplasjet në PD/ Basha dhe Berisha nuk bien dakord për Kuvendin Kombëtar, ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Përplasjet në PD/ Basha dhe Berisha nuk bien dakord për Kuvendin Kombëtar, ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri të ditur sot se ka vendosur të thërrasë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 18 dhjetor. Ish kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, kanë paraqitur javën e shkuar kërkesën, mbështetur në firmat e 4200 anëtarëve të Kuvendit, për ta thirrur atë një javë më parë. Në mbledhjen e Kryesisë, e cila ka nisur sot pasdite, zoti Basha mësohet të ketë deklaruar se nuk do të ketë Kuvend Kombëtar më 11 dhjetor, pasi sipas tij, Sali Berisha nuk mund të shndërrojë ditën e demokratëve në ditën e bunkerizimit dhe izolimit të PD.

Thellohen përplasjet në Partinë Demokratike. Ndërsa prej ditësh po vlon debati firmat e grumbulluara nga mbështetësit e zotit Berisha dhe procedurave për zyrtarizimin e kërkesës së tyre për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, papritur është zoti Basha i cili i propozoi sot kryesisë vendimin për thirrjen e Kuvendit më 18 dhjetor. Burime nga mbledhja shpjeguan se kryetari demokrat ka qenë i prerë ndaj zotit Berisha duke deklaruar se “nuk do të ketë kuvend kombëtar të PD me 11 dhjetor”, datë e cila përkon me themelimin e kësaj force politike. “11 Dhjetorin nuk mund ta shndërrojë dot Sali Berisha, nga dita e lirisë, dita e demokratëve, dita e demokracisë, në ditën e bunkerizimit të PD, në ditën e izolimit të PD. Ai dëshiron ta bëjë, sepse vetëm ashtu mendon se i shërben hallit të tij. Por detyra jonë është ti shërbëjmë hallit të demokratëve dhe jo hallit të Sali Berishës”, mësohet të jetë shprehur zoti Basha.

Projektvendimi që shoqëron propozimin e zotit Basha parashikon gjithashtu se “çdo veprim apo akt tjetër, në çdo formë apo mënyrë, që bie ndesh me këtë vendim të Kryesisë së Partisë, do të përbënte dëmtim të interesave elektorale dhe politike të Partisë Demokratike”, duke paralajmëruar kështu masa disiplinore, ndaj kujtdo që do t’i kundërvihej.

Në rendin e ditës së Kuvendit të porpozuar nga zoti Basha, parashikohet “vendimmarrje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike, duke mos lejuar që problemet apo interesat personale të secilit anëtar të dëmtojnë interesat elektorale dhe politike të PD, dhe axhendën e saj politike në përballjen me regjimin e Edi Ramës”.

Ndërkohë, zoti Berisha dhe mbështetësit e tij kanë kërkuar që Kuvendi të mblidhet për të miratuar ndryshime në statut, me synim shkarkimin e zotit Basha. Ish kryeministri ka bërë të qartë se kërkon të rimarrë drejtimin e Partisë Demokratike, pasi dy muaj më parë zoti Basha vendosi përjashtimin e tij nga grupi parlamentar, në vijim të shpalljes “non grata” nga Departamenti amerikan i Shtetit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Situata e krijuar duket se po çon forcën kryesore të opozitës gjithnjë e më shumë drejt një përçarjeje të pashmangshme./VOA

Pas

Pandemia në vend/ Rritet numri i viktimave por ulen infektimet, ja shifrat më të reja

Para

Tiranë/ Zjarr në katin e pestë të një pallati, banorët evakuohen menjëherë

Para
Tiranë/ Zjarr në katin e pestë të një pallati, banorët evakuohen menjëherë

Tiranë/ Zjarr në katin e pestë të një pallati, banorët evakuohen menjëherë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

SHBA pezullon nga 21 janari përpunimin e vizave të emigrimit për 75 vende, përfshirë Shqipërinë

SHBA pezullon nga 21 janari përpunimin e vizave të emigrimit për 75 vende, përfshirë Shqipërinë

nga Fast News
20:37 | 14/01/2026
0

KE pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes

KE pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes

nga Fast News
18:00 | 14/01/2026
0

Guvernatori Sejko flet nga Vjena për monedhën digjitale: Kërkon qasje të kujdesshme

Guvernatori Sejko flet nga Vjena për monedhën digjitale: Kërkon qasje të kujdesshme

nga Fast News
17:52 | 14/01/2026
0

Deklarata e Ramës: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para

Deklarata e Ramës: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para

nga Fast News
17:46 | 14/01/2026
0

Recent News

SHBA pezullon nga 21 janari përpunimin e vizave të emigrimit për 75 vende, përfshirë Shqipërinë

SHBA pezullon nga 21 janari përpunimin e vizave të emigrimit për 75 vende, përfshirë Shqipërinë

20:37 | 14/01/2026
KE pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes

KE pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes

18:00 | 14/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar