• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Të dehur, parakalime dhe gara shpejtësie” Pajisja inteligjente ndëshkon rreth 2 mijë shoferë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Të dehur, parakalime dhe gara shpejtësie” Pajisja inteligjente ndëshkon rreth 2 mijë shoferë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Gjatë javës që lamë pas 64 drejtues mjetesh kanë rënë në pranga, 341 leje drejtimi janë pezulluar, si dhe janë marrë 11.556 masa administrative në të gjithë Shqipërinë.

Specialisti në Sektorin e Analizës dhe Planifikimit në Drejtorinë e Policisë Rrugore Fetah Guri, në një komunikatë bën me dije se një numër i madh shkeljesh janë evidentuar edhe nga makina inteligjente duke u ndëshkuar 1978 drejtues mjetesh.

Siguria Rrugore, një ndër prioritetet kryesore/Fetah Guri, specialist në Sektorin e Analizës dhe Planifikimit në Drejtorinë e Policisë Rrugore.

Gjatë javës që lamë pas: 64 drejtues mjetesh të arrestuar, 341 leje drejtimi të pezulluara dhe 11.556 masa administrative në të gjithë vendin, për shkelje që janë rrezik potencial për sigurinë rrugore, si dhe 1978 masa të tjera për tejkalim shpejtësie, të evidentuar nga makina inteligjente, në Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

Në vijim të kontrolleve të shtuara në të gjithë vendin, në rrugët urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme, duke përdorur makinën inteligjente, radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues, përgjatë javës që lamë pas kanë evidentuar një numër të madh të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Drejtues mjetesh që qarkullojnë deri në dyfishin e shpejtësisë së lejuar nga tabela, drejtues mjetesh që kryejnë parakalime të gabuara apo bëjnë gara shpejtësie, që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit apo më keq akoma që drejtojnë mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Një numër i madh shkeljesh janë evidentuar edhe nga makina inteligjente, e cila gjatë javës që lamë pas, është zhvendosur edhe në Elbasan e Durrës. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në Tiranë, Elbasan e Durrës, nga makina inteligjente janë evidentuar në shkelje 1978 drejtues mjetesh, të cilëve do t’u shkojë masa administrative në banesë.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë Rrugore kanë evidentuar edhe një numër të madh shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve, në afërsi të shkollave dhe rrugëkalimet e nxënësve, duke mos respektuar vijat e bardha, dhënien e përparësisë këmbësorëve apo duke qarkulluar mbi normat e lejuara, shkelje këto që janë burim aksidenti dhe rrezik potencial për jetën e nxënësve.

Në të gjithë vendin, gjatë kontrolleve permanente janë evidentuar dhe ndëshkuar 11.556 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

  • Janë pezulluar 341 leje drejtimi, nga të cilat 221 për shpejtësi mbi normat e lejuara, shumica e rasteve të konstatuara nga makina inteligjente, 78 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 42 për qarkullim në sens të kundërt.
  • Janë arrestuar 65 shtetas, nga të cilët 28 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 37 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Pavarësisht kontrolleve intensive nga shërbimet policore, përgjatë javës që lamë pas janë evidentuar 46 aksidente, me 4 jetë të humbura dhe 10 shtetas të plagosur rëndë, ndërsa 57 shtetas të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta.

Nga analiza e kryer për të përcaktuar shkakun e ndodhjes së këtyre aksidenteve kanë rezultuar disa faktorë si: parakalimet e gabuara, mospozicionimi i rregullt në karrexhatë, mosrespektimi i distancës së sigurisë dhe tërheqja e vëmendjes nga drejtimi i mjetit.

Për sa më sipër, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe të motomjeteve të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, si dhe të mos qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, pasi në çdo aks rrugor, së fundmi edhe në rrugët urbane, ka prezencë të radarëve dhe të makinës inteligjente, prezencë të kamerave, dronëve, patrullave të Policisë Rrugore në lëvizje me makina të paloguara. Të gjitha këto jo për të shtuar sasinë e masave administrative, por për një qëllim madhor, sigurinë e jetës.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

#MosUbejStatistikë

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPërSigurinëTuaj??

 

Pas

“Me Berishën PD izolohet nga SHBA” Basha i vendosur: Nuk mund të mbajmë mbi shpinë hallet e tij

Para

Pandemia në vend/ Rritet numri i viktimave por ulen infektimet, ja shifrat më të reja

Para
Pandemia në vend/ Rritet numri i viktimave por ulen infektimet, ja shifrat më të reja

Pandemia në vend/ Rritet numri i viktimave por ulen infektimet, ja shifrat më të reja

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

nga Fast News
09:18 | 17/09/2025
0

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

nga Fast News
19:10 | 16/09/2025
0

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

nga Fast News
19:07 | 16/09/2025
0

Recent News

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

09:24 | 17/09/2025
A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

09:18 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar