Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka shpallur rezultatet preliminare të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave.
Më këtë raund të zgjedhjeve LVV, ka fituar në pesë komuna, aq sa kanë fituar edhe PDK eLDK, derisa AAK ka fituar në tri komuna.
Në disa komuna rezultati është i ngushtë dhe votat e diasporës dhe ato me kusht mund të ndryshojnë rezultatin.
Në Prishtinë ka fituar Përparim Rama me 40.659 vota ose 51.07 për qind.
Në Prizren ka fituar Shaqir Totaj i PDK-së me 27.017 vota ose 51.01 për qind.
Në Gjilan ka fituar Alban Hyseni i VV-së me 21.374 vota ose 51.03 për qind.
Komunën e Gjakovës e ka fituar Ardian Gjini i AAK-së me 20.254 vota ose 50.06 për qind të votave.
Në Podujevë ka fituar Shpejtim Bulliqi me 20.282 vota ose 51.84 për qind.
Në Gllogoc ka fituar Ramiz Lladrovci me 11.572 vota ose 54.14 për qind.
Në Dragash prin Shaban Shabani i PDK-së me 5.648 vota ose 50.21 për qind.
Istogun e ka fituar Ilir Ferati me 9.503 vota ose 56.20 për qind.
Në Kaçanik ka fituar Besim Ilazi i PDK-së me 7.184 vota ose 53.20 për qind.
nga TaboolaRekomanduar
Mund t’ju interesojnë
See Incredible Photos Of Courtney Cox Without Make Up
StyleReads.com
The Most Beautiful Beaches in the World
TripOnMag.com
Here’s why you should put a needle into a banana. This trick is super handy!
Tips and Tricks
Have excellent credit? You might want to check out cards!”
Credit Card Options | Search Ads
Në Klinë ka fituar Zenun Elezaj i AAK-së me 7866 vota.
Në Fushë-Kosovë ka fituar Burim Berisha me 7864 vota ose 66.04 për qind.
Në Kamenicë ka fituar Kadri Rahimaj me 8040 vota ose 53.11 për qind.
Në Obiliq ka fituar Xhafer Gashi me 6414 vota ose 61.41 për qind.
Rahovecin e ka marrë Smajl Latifi i AAK-së me 11.445 vota ose 63.32 për qind.
Në Shtime ka fituar Qemajl Aliu i VV-së me 6920 ose 50.71 për qind të votave.
Në Viti ka fituar Sokol Haliti me 8.684 vota ose 51.48 për qind.
Vushtrrinë e ka fituar Ferit Idrizi i PDK-së me 13.181 vota ose 53.13 për qind.
Në Malishevë ka fituar Ekrem Kastrati me 10.394 vota ose 53.19 për qind.
Junikun e ka marrë Ruzhdi Shehu me 1.199 vota ose 50.61 për qind.
Në Mamushë ka fituar Abdulhadi Krasniqi me 1580 vota ose 63.38 për qind.
Dhe në Kllokot ka fituar Vladan Bogdanoviq me 1021 vota ose 55.13 për qind.
Ditëve në vijim pritet të numërohen votat me postë dhe ato me kusht.
Sipas KQZ-së pesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje deri në orën 19:00 është 38.48% apo 378 mijë e 730 qytetarë kanë votuar.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve të drejtë vote kishin 1 milion e 260 mijë e 571 qytetarë.
Numri i qendrave të votimit ishte 575 kurse vendvotime ishin 1,638./Telegrafi/