Tre burra janë arrestuar në bazë të Aktit të Terrorizmit pasi një burrë u vra në një shpërthim makine jashtë Spitalit të Grave në Liverpool.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia kundër terrorizmit tha se burrat – të moshës 29, 26 dhe 21 – ishin arrestuar në lidhje me incidentin që ndodhi pak para orës 11:00.
Pasagjeri i makinës – që thuhet se ishte një taksi – u deklarua i vdekur në vendngjarje dhe ende nuk është identifikuar zyrtarisht.
Shoferi mashkull ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital në gjendje stabile.
Detektivët nga Policia e Kundër Terrorizmit North West thanë se burrat u arrestuan në zonën e Kensington të qytetit.
Ata shtuan se po vazhdonin të “mbanin vëmendjen për shkakun e shpërthimit” dhe po punonin me policinë e Merseyside ndërsa hetimi vazhdonte “me ritëm”.
Oficerët e armatosur kanë kryer bastisje në një pronë në Rutland Avenue pranë Sefton Park, dhe gjithashtu në Boaler Street në Kensington.
Carl Bessant, ishte brenda në spital me partneren e tij që sapo kishte lindur një fëmijë, në momentin e shpërthimit.
“Partnerja ime është vërtet e tronditur për të qenë i sinqertë”, tha ai./telegrafi