Duke parë profilin e dy viktimave Erigers Mihasi dhe Armand Dumani , njëri prej tyre i dyshuar i dikurshëm si grabitës i prindërve të Elton Çiços, por duke parë edhe lidhjet shoqërore të tyre me personazhe të njohur në krim si dhe mekanizmin si u krye atentati, hetuesit janë të bindur se vrasësit e tyre janë të kontraktuar nga një grup rival me zonë veprimi Tiranën.
Sipas burimeve te Tch dyshohet se ditën e fundit të jetës, vrasësit i vëzhguan Armand Dumanin 26 vjeç dhe Erigers Mihasin 32 vjeç, ndërsa theksohet se ky i fundit me shumë mundësi ka qenë shenjestra kryesore e krimit.
Ndjekja vërtetohet nga kqyrja e kamerave të sigurisë pranë pallatit me shigjeta që tregojnë se dy shokët që po udhëtonin me mjetin audi, kishin mbas një makinë toyota të vjedhur në Greqi brenda të cilës gjendeshin vrasësit.
Dëshmitarët dhe kqyrja e makinës së bërë shoshë nga plumbat ilustron se si vrasësit u afruan paralel në vendin dy rrathët dhe qëlluan egërsisht mbi të rinjtë, njeri prej të cilëve ishte kthyer në besimtar.
Ka dyshime se në krim morën pjesë tre persona thanë burimet e TCH, ndërkohë që më pas mespërmes trafikut ata u larguan pa asnjë problem duke e lënë mjetin të djegur në zonën e Thumanës e së bashku me të edhe dy kallashnikovë.
Nga mbledhja e provave të deritanishme rezulton se edhe në këtë atentat si edhe në dy më të fundit , si ai që ndodhi në Laç ku u vra Xhelal Reçi dhe në Fier ku u vra Demir Backa, autorët përdoren automjete dhe targa të vjedhura shumë muaj përpara se të shkrepnin armët.
Top Channel