• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Cakaj me dorë të rëndë, nxjerr nga qarkullimi 1250 pasaporta diplomatike

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Cakaj me dorë të rëndë, nxjerr nga qarkullimi 1250 pasaporta diplomatike
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj njoftoi ditën e sotme largimin dhe transferimin e 50 diplomatëve shqiptarë. Cakaj u shpreh në një deklaratë për mediat se vendimi ndaj tyre hynë në fuqi menjëherë. “Arsyet për lëvizjen e tyre nuk janë të njëjta pasi disa prej tyre janë larguar për shkaqe disiplinore, të tjerë për tejkalim të kompetencave dhe të tjerë për shpërfillje të detyrave”, tha ministri.

“Shqipëria nuk meriton asgjë më pak se meritokraci në institucione, profesionalizëm në detyrë dhe shërbim cilësor në diplomaci,” u shpreh Cakaj në konferencën për gazetarët.

Ministri në detyrë Cakaj njoftoi gjithashtu se 80 për qind e stafit të konsullatave të përgjithshme të Shqipërisë do të ndryshojnë. “Lidhur me këtë parim elementar që udhëheq gjithë ndërmarrjen tonë, komunikoj se 80 për qind e konsullatave të përgjithshme të Shqipërisë nëpër botë nuk do të jenë më të njëjta. Ato duhet të ndryshohen rrënjësisht për shkaqe strukturore dhe për nevojën e rritjes së shërbimeve.”

Ministri në detyrë foli për ndryshim të mentalitetit të gabuar të shërbimit ndaj qytetarëve. “Fluksi i kërkesave të qytetarëve shqiptarë nuk do të përballohet më as me dembelinë personale, as me inercinë e rutinës ditore, e as me arrogancën e epërsisë institucionale,” u shpreh Cakaj.

Cakaj dha edhe lajmin se mbi 50% e pasaportave Diplomatike dhe pasaportave të Shërbimit do të shpallen të pavlefshme. “Këtu, ndaj me ju faktin se tashmë reforma e pasaportës Diplomatike dhe të Shërbimit ka hyrë në fazën përfundimtare. Në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, mbi 50% e pasaportave Diplomatike dhe të Shërbimit do të shpallen të pavlefshme dhe do të jenë jashtë funksionit. Këtu kujtoj, për të gjithë ju, se numri i pasaportave Diplomatike të Shqipërisë dhe numri i pasaportave të Shërbimit të Shqipërisë shkon mbi 2500 dhe kjo është jo vetëm në norma të papranueshme, por në fakt, është një praktikë e pabesueshme. Dhe kjo, do të marrë fund që nga java e ardhshme,” tha Cakaj.

Së fundmi, mbi 20 konsuj nderi të Shqipërisë nëpër botë, nuk do të jenë më të tillë, njoftoi Cakaj gjatë konferencës për shtyp. Konsujt e nderit nuk duhet të jenë një shoqëri privilegjesh, por një komunitet shërbimi, u shpreh ai.

“Disa prej lëvizjeve janë të diktuara nga nevojat reale të punës dhe domosdoshmërisë për shtim të performancës”, shtoi Cakaj, duke falenderuar edhe diplomatët që i janë dedikuar punës në përmbushjen e misionit të tyre në shërbim të Shqipërisë./SI

Pas

Përmbyset kamioni, ndërron jetë 43-vjeçari

Para

Kur Rama mbronte “Supermenin” Dako. A do ketë kryebashkiaku durrsak fundin e Tahirit? (VIDEO)

Para
Kur Rama mbronte “Supermenin” Dako. A do ketë kryebashkiaku durrsak fundin e Tahirit? (VIDEO)

Kur Rama mbronte “Supermenin” Dako. A do ketë kryebashkiaku durrsak fundin e Tahirit? (VIDEO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar