• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Merkel propozon liberalizimin e vizave në këmbim të heqjes së taksës me Serbinë

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Merkel propozon liberalizimin e vizave në këmbim të heqjes së taksës me Serbinë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Ramush Haradinaj ka udhëtuar të mërkurën drejt Berlinit i ftuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel, ku duket se do t’i ofrohet një mundësi e artë për liberalizimin e vizave për shqiptarët e Kosovës, por me një kusht: heqjen e taksës ndaj mallrave serbe..

Burime nga qeveria Haradianaj konfirmojnë për Gazetën Si se kancelaria Merkel e ka thirrur kryeministrin e Kosovës për t’i kërkuar edhe njëherë heqjen e taksës ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake. Por çfarë i premton në këmbim kancelarja gjermane Kosovës? Burimet thonë se Merkel është zotuar të çojë përpara procesin e liberalizimit, duke e bërë të mundur heqjen e vizave për shqiptarët e Kosovës muajt e ardhshëm.





“Kancelarja gjermane ka premtuar të na ndihmojë liberalizmin e vizave, por kërkon heqjen e taksës”, thotë zyrtari për Gazeta Si, duke mos dhënë detaje për qëndrimin që do të mbajë Haradinaj përballë kësaj kërkese.

Në takimin e fundit me Merkel, gjatë samitit të Berlinit, kryeministri i Kosovës u shpreh i palëkundur për mbajtjen në fuqi të taksës së vendosur në nëntor ndaj importeve serbe, pavarësisht presionit të presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane.

Por a do të ndryshojë Haradinaj qëndrim të enjten dhe cilat janë sinjalet që vijnë nga Prishtina?

Gjatë vizitës në Berlin, Kryeministri Haradinaj do të ketë takime bilateral jo vetëm me kancelaren Angela Merkel, por edhe me Kryetarin e Bundestagut Ëolfgang Schauble, si dhe me deputetët e Grupit Parlamentar për Evropën Juglindore, Johann Ëadephul, Christian Schmidt, Nikolas Löbel, Manuel Sarrazin dhe Hans Peter Bartels. Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, kjo vizitë pune do të ketë për qëllim thellimin e marrëdhënieve dhe besimit mes Kosovës dhe Gjermanisë. Megjithatë ky takim vjen ndërkohë që Prishtina po përgatitet për samitin e ardhshëm në Paris, i cili është përfolur gjerësisht si takimi që do të ringjallë dialogun Kosovë-Serbi.

Edhe pse nuk i është referuar hapur mundësisë për heqjen e taksës, Haradinaj deklaroi pak para nisjes së Berlin se Kosova është e interesuar dhe e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë, gjithmonë duke respektuar vlerat e përbashkëta euro-atlantike dhe duke ruajtur integritetin territorial.

Ai deklaroi se do të kërkojë mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave, duke theksuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet e vëna nga Bashkimi Europian. Liberalizimi i vizave është kthyer përgjatë muajve të fundit në simbolin më të madh të zhgënjimit të Kosovës nga Bashkimi Europian. Të gjithë politikanët kosovarë, thuajse nga të gjitha krahët, kanë bërë të paktën një herë në karrierën e tyre politike premtimin për heqjen e vizave ndaj Kosovës. Por liberalizimi i shumëpritur për një shoqëri që mbijeton prej dekadash nga emigracioni dhe remitancat që vijnë nga Europa po mbahet prej muajsh peng nga BE-ja.

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është tani në dorën e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës që pritet të votojnë pro apo kundër liberalizimit. Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj nxehu edhe më shumë debatin për liberalizimin e vizave disa muaj më parë, duke u shprehur “se në Europë ka më shumë një albanofobi sesa po kërkohen kritere teknike për vizat”. Në një debat televiziv, ai u shpreh se 95 kriteret që Bashkimi Evropian i ka vendosur Kosovës ishin të padrejta, sepse për shtetet fqinje kishte shumë më pak se aq.

Megjithatë, Kosova duket se ka tanimë një “mundësi të artë” për të çuar përpara këtë proces, i cili mund të bëhet realitetet muajt e ardhshëm nëse Haradinaj premton të tërhiqet nga taksa.

Deri më tani kryeministri ka deklaruar se taksa ndaj importeve serbe do të hiqet vetëm kur Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, por një zhvillim i tillë duket më i largët se kurrë nëse marrim parasysh se tensionet mes Beogradit dhe Prishtinës janë rritur edhe më shumë pas aksionit policor në Veriun e Kosovës dhe komenteve raciste të kryeministres serbe.

Që nga nëntori Haradinaj është përballur me kërkesa të shumta, deri në paralajmërime, për heqjen e taksës ndaj importeve serbe, jo vetëm nga qeveria e Angela Merkel, por edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.

Merkel dhe Macron po kërkojnë me çdo kush rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por është ky proces është bllokuar pasi, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç nuk pranon të ulet në tryeze deri sa të hiqet taksa.

Analistët serbë thotë se në Samitin e Parisit pritet rifillimi i dialogut në një formatin e ri të bisedimesh, pasi Merkel dhe Macron janë ndërtuar tanimë një marrëveshje e re Kosovë-Serbi.

“Në thelb marrëveshja po ndërtohet tani, ka ekipe që janë duke e bërë këtë, ka zyrtarë, OJQ dhe ministri. Në Gjermani ka një ekip në Bundestag që po harton marrëveshjen e ardhshme, së bashku me një tjetër ekip në kabinetin e kancelares Merkel, por fjalën e tyre duhet ta thonë edhe Thaçi dhe Vuçiç”, thotë analisti serb Dusan Janjiç.

Duke folur edhe rreth takimit Haradinaj-Merkel më 6 qershor, ai konfirmon po ashtu Kryeministri i Kosovës do të përballet në Berlin me kërkesën për heqjen e taksës.

“Sa i përket takimit Haradinaj-Merkel, pritet të jetë i vështirë. Me siguri do t’i kërkohet heqja e takës para samitit të Parisit ose do t’i bëhet e ditur se nëse nuk hiqet taksa ose më nuk do të ketë bisedime partneriteti” ka theksuar ai.

Sipas ekspertëve, nëse Kosova pranon të heqë taksën ndaj importeve serbe dhe boshnjake, kancearja Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron janë të gatshëm të përfshihen personalisht në dialogun Kosovë-Serbi.

“Ky takim është një konfirmim i marrjes së përgjegjësisë nga Gjermania dhe Franca, dy shtetet më të rëndësishme të BE-së,” thotë analisti politik, Imer Mushkolaj. “Kjo është përpjekje për ta rikonfirmuar vullnetin për ta vazhduar dialogun.”

Mushkolaj është kritik edhe ndaj rolit të BE-së në procesin e gjertanishëm negociator, duke thënë se qasja e gjithmbarshme e BE-së në raport me dialogun Kosovë-Serbi ka qenë “tërhiq e mos këput”. “Për BE-në ka qenë me rëndësi që dialogu të vazhdojë, ndonëse rezultatet kanë qenë minimale,” tha ai.

“Edhe nëse e shohim zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe zgjidhjen e problemeve, nuk është arritur sukses. Prandaj, besoj që qasja e Brukselit ka dështuar. Tani jemi tetë vite mbrapa dhe nuk kemi përmirësim të dukshëm në terren, qoftë për marrëveshjet e arritura, qoftë për zbutjen e raporteve në mes të të dyja vendeve.”

Çfarë e detyroi Kosovën të vendoste këtë taksë?

Pasi shpalli pavarësinë në 2008, Kosova ndryshoi vulat e doganës, nga “dogana e UNMIK” në “dogana e Kosovës”. Në dhjetor 2008, Serbia dhe Bosnja, të cilat nuk e kishin (dhe ende nuk e kanë) njohur pavarësinë e Kosovës, deklaruan se nuk do ta lejonin as eksportin e mallrave të Kosovës me ato vula, as përdorimin e territorit të tyre si kalim tranzit për ato mallra.Si reagim ndaj kësaj, më 20 korrik të vitit 2011, qeveria e Kosovës lajmëroi një vendim për masa reciproke kundër Serbisë. Gjashtë ditë më vonë, Policia e Kosovës u mundua ta sigurojë praninë e saj në pikat kufitare në pjesët veriore të Kosovës, të cilat më parë ishin operuar nga Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë, për t’i zbatuar këto masa. Serbët reaguan duke i djegur pikat kufitare.

Këto masa kanë mbetur në fuqi deri në shtator 2011, kur në Bruksel, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për vulat e doganave. Si pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE, Kosova u pajtua të ndryshojë vulat për të mos përfshirë simbole shtetërore dhe Serbia i pranoi mallrat kosovare që nuk mbanin vula të tilla.

Megjithatë, mungesa e përgjithshme e zbatimit të marrëveshjeve të tjera në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe disa përplasjet ndërmjet dy vendeve, përfshirë këtu edhe përpjekjet kundër njohjes së Kosovën, kanë bërë që situata të eskalojë.

Më 6 nëntor, qeveria e Kosovës vendosi ta zbatojë një taksë 10% në produkte me origjinë nga Serbia dhe Bosnja. Disa ditë më vonë,

një takim ndërmjet presidentëve Thaçi dhe Vuçiç që ishte caktuar të mbahej në Bruksel u anulua pasi Presidenti i Serbisë deklaroi se nuk ka dialog me Kosovën përderisa taksa në importe është ende në fuqi.

Si reagim ndaj kësaj, Thaçi këmbënguli që Beogradi nuk duhet të ketë frikë nga Kosova në çfarëdo rrethana, sepse kjo e fundit do të jetë e përgjegjshme në dialog, si dhe në veprimet e saj.

Më 9 nëntor, partia e serbëve të Kosovës, Lista Serbe, ndonëse pjesë e koalicionit qeverisës, kërcënoi duke deklaruar se nëse qeveria nuk e shfuqizon këtë rritje të taksave mbi produktet serbe, partia do të dalë në opozitë dhe do të organizojë protesta civile.

Meqë tensionet ishin rritur, me sa duket situata u nxeh pas ofensivës diplomatike serbe për të bindur disa shtete për ta anuluar njohjen e Kosovës dhe veçanërisht pas lobimit të fuqishëm kundër pranimit të Kosovës në Interpol. Të nesërmen, më 21 nëntor, Kosova i ngriti tarifat doganore për mallrat serbe dhe boshnjake prej 10 në 100%, duke nisur të ashtuqujatërën “luftën doganore” me Serbinë.

Pas

Shpërndarësi i picave që mashtroi policinë, zbulohet e kaluara kriminale e Romarjo Aliraj

Para

Veliaj nuk tërhiqet, premton shembjen e Teatrit Kombëtar në mandatin e dytë si kryebashkiak

Para
Veliaj nuk tërhiqet, premton shembjen e Teatrit Kombëtar në mandatin e dytë si kryebashkiak

Veliaj nuk tërhiqet, premton shembjen e Teatrit Kombëtar në mandatin e dytë si kryebashkiak

Të Gjitha

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

nga Fast News
14:05 | 09/07/2025
0

Kush tha që vullkanet vetëm shkatërrojnë? Qytete e të ardhmes mund të ndërtohen me lavë

Kush tha që vullkanet vetëm shkatërrojnë? Qytete e të ardhmes mund të ndërtohen me lavë

nga Fast News
13:59 | 09/07/2025
0

Parlamenti Europian miraton Raportin 2023-2024 për Shqipërinë, ja mesa vota kaloi

Parlamenti Europian miraton Raportin 2023-2024 për Shqipërinë, ja mesa vota kaloi

nga Fast News
13:53 | 09/07/2025
0

Sa vlen një euro në Shqipëri? Vendet më të lira dhe më të shtrenjta në Europë sipas EUROSTAT

Sa vlen një euro në Shqipëri? Vendet më të lira dhe më të shtrenjta në Europë sipas EUROSTAT

nga Fast News
10:23 | 09/07/2025
0

Recent News

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

14:05 | 09/07/2025
Kush tha që vullkanet vetëm shkatërrojnë? Qytete e të ardhmes mund të ndërtohen me lavë

Kush tha që vullkanet vetëm shkatërrojnë? Qytete e të ardhmes mund të ndërtohen me lavë

13:59 | 09/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar