Në dosjen hetimore për 7 grupet kriminale që kryenin aktivitetin e paligjshëm të trafikut të qenieve njerëzore drejt Anglisë dhe Kanadasë, dalin disa emra femrash, por një prej tyre rezulton të ketë qenë aktive në falsifikimin e dokumenteve së bashku me bashkëshortin e saj.
Bëhet fjalë për shtetasen nga Skrapari, Liri Muçollari që grupi e etiketonte me pseudonimin “Likja”.
Mësohet se ajo së bashku me të pandehurin Eno Muçollari (bashkëshorti i saj) me pseudonimin “Veri” kryenin falsifikimin e pasaportave amerikane apo atyre të vendeve të BE-së.
Eno Muçollari ka qenë edhe më parë i proceduar për falsifikim të dokumentar.
“Në aktivitetin e tij kriminal ky shtetas është ndihmuar nga bashkëshortja e tij Liri Muçollari “Likja”, e cila e ka nihmuar këtë shtetas në aktivitetin e tij kriminal në grumbullimin e porosive për prodhimin e dokumentave të falsifikuara dhe shpërndarjen e tyre pas prodhimit tek personat porositës. Shtetasi Eno Muçollari ka në përdorim numrin e telefonit 0693360637, telefon i është sekuestruar ditën që ky shtetas është ndaluar nga policia. Nga interceptimet telefonike të kryera nga ana e policisë gjyqësore bazuar në vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka rezultuar se i pandehuri Eno Muçollari, në aktivitetin e tij kriminal ka bashkëpunuar me të pandehurit Fuat Zaimi, Nikolin Priska, Bashkim Sorra, Ylber Rama dhe Haki Tarja”, sqaron policia.
Sipas dosjes hetimore, shtetasit e mëposhtëm e kontaktonin Muçollarin ose drejt për drejtë ose nëpërmjet bashkëshortes Liri Muçollari, ku ata i jepnin porositë për prodhimin e dokumentave të falsifikuara dhe më pas i merrnin ato pasi prodhoheshin nga “Veri”.
Nga analiza e bërë mbi trenskriptet e bisedave telefonike rezulton se këta shtetas kanë biseda të shumta telefonike me njëri tjetrin, ku përdorin kode në lidhje me porositë që i japin Eno Muçollarit për prodhimin e dokumentave të falsifikuara dhe shfaqin nervozitet kur dokumentat vonohen.
Liri Muçollari, bashkëshortja e Eno Muçollarit, ka në përdorim telefonin me numër 0692769260 dhe është tepër aktive në lëvizje për grumbullimin dhe shpërndarjen e dokumentave të falsifikuara që prodhohen nga bashkëshorti i saj.
Sipas interceptimeve telefonike rezulton se sa herë Eno Muçollari ndodhej në shtëpi, duke punuar me dokumenta të falsifikuara, ai fikte telefonin dhe të gjitha lidhjet e tij të përfshira në këtë aktivitet kriminal e krijon lidhjen me këtë shtetas, nëpërmjet shtetases Liri Muçollari, e cila i sqaron se ku duhej të takoheshin dhe për sa kohë dokumentat e falsifikuara do të bëheshin gati. Nga ekspertimi i telefonit të të pandehurës Liri Muçollari i tipit Samsung me numrin 0692769260, i cili i është sekuestruar ditën e ndalimit të saj, ka rezultuar se në memorjen e këtij telefoni janë të ruajtura imazhe pasaporte italiane, kartë identiteti italiane, leje drejtimi italiane, copa letrash me gjeneralitete personash (identitete italiane), leje qëndrimi greke, kartë identiteti greke, fotografi personash, pamje të elementëve të sigurisë së pasaportave, etj.
Persona të cilët kanë porosistur dhe shpërndarë dokumenta të falsifikuara nga shtetasi Eno Muçollari, është dhe shtetasin Ylber Rama, ky shtetas është lidhje e ngushtë e shtetasit Eno Muçollari, me të cili ka lënë që të takohej dhe pak momente përpara ndalimit. Sipas vëzhgimeve në terren, vendet ku i pandehuri Eno Muçollari dhe Ylber Rama, takoheshin për të dhënë dhe marrë dokumentat e falsifikuara, ishin tek kryqëzimi karburant Kastrati në Unazën e Re ose tek hotel Coloseu tek blloku i ambasadave. Bazuar në transkriptet e bisedave telefonike, të numrit telefonik +355695418785 dhe +355698875777, të përdorur nga shtetasi Ylber Rama, faktohen raste të shmuta të porositjes së dokumenta të falsifikuara tek Eno Muçollari, ku në disa raste këto dokumenta janë prodhuar gabim nga i pandehuri Eno Muçollari ose janë ngatërruar me persona të tjerë.
I Pandehuri Bashkim Sorra, i cili ka në përdorim telefonin me numër +355693511113, është një tjetër lidhje e shtetasit Eno Muçollari, ku së bashku me të pandehurin Nikolin Priska, me numër telefoni +355694455839, janë porositës të rregullt të dokumentave të falsifikuara. Bashkim Sorra sipas transkripteve të bisedave telefonike, është munduar të jetë sa më i kujdesshmëm në mardhënien me Eno Muçollarin, duke shmangur takimet e drejtpërdrejta me këtë shtetas dhe duke përdorur si ndërmjetës në dhënien e porosive dhe marrjen e dokumentave të falsifikuara Lirie Muçollari dhe Nikolin Priska.
Në raste urgjente, kur këtij shtetasi i kërkoheshin dokumentat e falsifikuara sa më shpejtë, nga personat kërkues, ai ka kontaktuar vetë me Eno Muçollarin si dhe është takuar personalisht me këtë të fundit. Shtetasi Nikolin Priska, është lidhje e ngushtë e shtetasit Eno Muçollari, kjo dhe për shkak se bashkëshortja e tij Ermelinda Priska, është nga Skrapari andej nga është dhe shtetasja Liri Muçollari, nga fotografitë e përftuara nëpërmjet ekspertimit të telefonave të këtyre shtetasve rezulton se ata kanë mardhënie të ngushtë familjare si dhe kanë kryer disa udhëtime sëbashku familjarisht. Shtetasi Nikolin Priska ka shërbyer si urë lidhëse midis shtetasit Eno Muçollari dhe disa shtetasve të tjerë, porositës të dokumentave të falsifikuara, si dhe shtetasve Ylber Rama dhe Bashkim Sorra. Interceprimet telefonike të këtij shtetsasi, tregojnë se ai kryente porosi të shumta për persona të tretë, duke i kërkuar shtetasit Eno Muçollari dokumenta të falsifikuara, të cilat i merrte më pas nga Liri Muçollari, në një tunel pallati pranë banesës së tij në Rr. Islam Alla.
I Pandehuri Haki Tarja, ka përdorur numrin +355692591436, ky shtetas është lidhje e ngushtë shoqërore e të pandehurit Fuat Zaimi. Ky shtetas ka qenë dhe më parë i dënuar për falsifikim dokumentash. Për porositjen e dokumentave të falsifikuara shtetasi Haki Tarja, ka përdorur si ndërmjetës tek i pandehuri Eno Muçollari, të pandehurin tjetër Fuat Zaimi. Transkriptet telefonike tregojnë se pika e kontaktit për këtë shtetas në sigurimin e dokumentave të falsifikuara është shtetasi Fuat Zaimi.
Gjithashtu është evidentuar dhe grupi kriminal qe vepronte ne Maqedoni qe kishte per detyre sigurimin dhe transportimin e dokumentave te udhëtimit te falsifikuara si dhe rezervimin e biletave te udhetimit percaktimi i itinerarit te udhetimeve per personat qe do te emigronin keta shtetas ishin;
- Betim Islam Veliu i dtl 13.09.1985 dokumenta udhetimi nr H0231250; G0271983; G0219299; 2468983; Nr telefoni 38970921518; 38970811616; 38971371540;38972318262 Perdorues i automjetit me targe SU3434 AB Benz ngjyre zeze, perdorues i numrave te telefonit; +389709215518;+38972318262
- Ilia Zdravko Mitrevski i dtl 02.08.1966 perdorues i numrave te telefonit 38971845250;38971857451;+38971211455;+38975414585;
- Artim Dauti i dtl 30.08.1979 dokument udhetimi me nr 2237947;G0166825;G0222287, perdorues i numrit te telefonit 38970558029;38971908125, perdoru automjetet SU3454 AC; SU9816AB, perdorues i numrave te telefonit; +38970558029;+38971908125.
- Genc Dibra i dtl 05.1975 posedues i dokumentave te udhetimit me nr G1274847;K0047727, perdorues i nr tel 666124584, perdor automjetet me targe SU7595AB SU2698AC, perodorues i numrave te telefonit;+355666124584;+38970214255.
- Zaim Dauti i dtl 28.11.1970, posedues i dokumentave te udhetimit me nr H04305251;G0134200., perdorues i numrit te telefonit +38970573885/ gazeta shqip