• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Përgjimet e reja të ‘BILD’: Astrit Avdylaj kërcënon drejtorin e UKT: Çfarë janë të PD-së o të na japin votën o…

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Përgjimet e reja të ‘BILD’: Astrit Avdylaj kërcënon drejtorin e UKT: Çfarë janë të PD-së o të na japin votën o…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gazeta gjermane “Bild” vijon të publikojë përgjime nga “Dosja 339”.

“Gjashtë përgjimet që pasojnë janë pjesë e një dosje zyrtare të mbikëqyrjes gjyqësore të një hetimi kriminal me numër 339/1, të zyrës së prokurorisë së antimafias sa i përke aktivitetit kriminal të një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës, të njohur si klani kriminal ‘Avdylaj’ në qytetin e Shijakut në Shqipëri. Gjatë muajve të përgjimit, ndodh që në muajt pasues në vend mbahen zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe klani kriminal i Avdylajve përfshihet rëndshëm në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve për llogari dhe në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, përfshi kryebashkiakun e Durrësit, qytetit të dytë më të madh në Shqipëri,”shkruan Bild.





Në telefonatën e parë shihet se si bëhet presion për blerjen e votave të punonjësve të Ujësjellësit.

“Astrit Avdylaj, kreu i klanit kriminal ‘Avdylaj’ në Shijak, telefonon Ivo Doçin, drejtor i kompanisë së ujësjellësit dhe kanalizimeve në qytetin e Durrësit dhe i kërkon që të mbledhë votuesit e opozitës së partisë Demokratike që janë të punësuar në ndërmarrjen e Ujësjellësit dhe të Kanalizimeve, në mënyrë që Astriti të vijë dhe t’i ‘shkundë mirë’ në mënyrë që të votojnë për PS-në ose të humbin punët. Toni i nënshtruar i drejtorit të Kompanisë së Ujësjellësit dhe Kanalizimeve ndaj bosit të krimit, Astrit Avdylaj është një tregues i fuqisë që ka ai dhe se sa përgjegjës është ai për ‘përpjekjet e fushatës’,” shkruan gazeta.

PERGJIMI

Astrit Avdylaj: Mirëmbrëma, Astriti jam.
Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: Astrito si ja çove, si je, ça bën ti?
Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit, ju mirë?
Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: Mirë rrofsh, ja sa erdha në shtëpi.
Astrit Avdylaj: Dëgjo tashti, unë isha një çik sot te ai në Durrës (Vangjush Dako). Jam këtu me Elton Arbanën dhe me Dor Gallarin, edhe nesër kur të kesh kohë ti, du me fol një çik, tu pa listën, ça ke aty punonjës, edhe kundra që mund ti kesh të PD-së aty, ndonjë aty te puna.
Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: E kuptoj.
Astrit Avdylaj: I du të gjithë ata emra që mund të kesh kundra.
Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: I kam nda unë, i ke të ndarë komplet.
Astrit Avdylaj: A ashtu, këtë kërkoj unë.
Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: I kam bërë para unë, kshu që i ke gati
Astrit Avdylaj: Eee ashtu. Kur të kesh kohë, se duhet me i thirr atyre që ti tundim nga një çik.
Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: E kuptoj, s’bëhet fjalë fare.
Astrit Avdylaj: O te puna, o të na japin votën, ose të ikin te shpija.
Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: As bëhet fjalë fare.
Astrit Avdylaj: Kupton?
Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: I ke të ndarë, i kam bërë gati të gjitha. Edhe kush ka hyrë në punë, edhe kush ka qenë, i kam ndarë të gjitha komplet. I kam kshu me kompjuter të punume.
Astrit Avdylaj: Ok du të mi qethësh me një fjalë edhe.. a më kupton?
Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: Patjetër. Të bëj unë telefon nesër.
Astrit Avdylaj: Mirë vëlla, natën e mirë, na fal për…
Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: Ça thu mo.. çfarë na fal, i madhe je
Astrit Avdylaj: Hajt natën e mirë vëlla.

 

Pas

Trump lë nam në Britani, e zë gjumi teksa flet mbretëresha

Para

Skandali i qeverisë Rama: 500 milionë euro koncension për dajën dhe nipin

Para
Skandali i qeverisë Rama: 500 milionë euro koncension për dajën dhe nipin

Skandali i qeverisë Rama: 500 milionë euro koncension për dajën dhe nipin

Të Gjitha

Shoferët, shkaktarët kryesorë të aksidenteve. Ndodhin kryesisht në fundjavë

Shoferët, shkaktarët kryesorë të aksidenteve. Ndodhin kryesisht në fundjavë

nga Fast News
10:53 | 20/07/2025
0

Butrinti nuk është për “komunikim publik” është Trashëgimi Kombëtare

Butrinti nuk është për “komunikim publik” është Trashëgimi Kombëtare

nga Fast News
10:18 | 20/07/2025
0

Pesë ushqime super të shëndetshme

Pesë ushqime super të shëndetshme

nga Fast News
10:09 | 20/07/2025
0

Euro shënon minimumin e ri historik. Ja sa ka zbritur monedha europiane

Euro shënon minimumin e ri historik. Ja sa ka zbritur monedha europiane

nga Fast News
10:00 | 19/07/2025
0

Recent News

Shoferët, shkaktarët kryesorë të aksidenteve. Ndodhin kryesisht në fundjavë

Shoferët, shkaktarët kryesorë të aksidenteve. Ndodhin kryesisht në fundjavë

10:53 | 20/07/2025
Butrinti nuk është për “komunikim publik” është Trashëgimi Kombëtare

Butrinti nuk është për “komunikim publik” është Trashëgimi Kombëtare

10:18 | 20/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar