Sot është mbyllur numri për 45 kutitë e fundit në qarkun e Vlorës, ku Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka vendosur të verifikojë 519 Qendra Votimi në total, por edhe në këtë zonë ka pasur tjetërsim të vullnetit të shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Sipas “Top Channel”, rezultoi se kryeministri Edi Rama ka marrë 16 vota më shumë se sa i takonin, po ashtu edhe Damian Gjiknuri ka marr 39 vota më shumë, ish-ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj 20 vota më shumë.
Ndërkohë që nga pala tjetër, drejtuesit politk të Partisë Demokratike, Bujar Leskajt i janë hequr 10 vota nga grupet e numërimit, por deputetes demokrate, Ina Zhupës i janë shtuar 26 vota dhe po ashtu kandidatit Vangjel Anagnosti i janë shtuar 40 vota më shumë.
Mandatet në këtë qark janë ndarë mes dy partive PS dhe PD-AN ku nga 14 mandate PS mori 8, ndërsa PD-AN mori 4 të tillë. Deputetët socialistë që do ulen në karriget e Kuvendit si përfaqësues të Vlorës janë: Pranvera Resulaj, Anduel Tahiraj, Vullnet Sinaj, Anila Denaj, Niko Kuri, Ilir Metaj, Damian Gjiknuri.
Ndërsa deputetët demokratë janë: Bujar Leskaj, Ina Zhupa, Fation Veizaj, Arbi Agalliu.