• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“U vendosën shumë masa të rrepta” Meta flet nga Roma me tone kritike për pandeminë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“U vendosën shumë masa të rrepta” Meta flet nga Roma me tone kritike për pandeminë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Presidenti Ilir Meta ka deklaruar në Konferencën Ndërkombëtare që organizohet në Romë, se gjatë pandemise janë vendosur shumë masa të rrepta, të pajustifikuara  shkencërisht.

I pranishëm në mbledhjen me temë “Bota pas pandemisë së C OVID19, multilaterizmi  për një të ardhme më të mirë”, ai u shpreh se mungesa e një protokolli, të unifikuar standard për kontrollin e pandemisë, krijuan një terren të përsosur për abuzimin e pushtetit, veçanërisht nga autokratët dhe regjimet e tyre.

Sipas Kreut të Shtetit, shfaqja e panevojshme e forcës, ndonjëherë edhe me praninë e strukturave ushtarake, imponoi pengesa të panevojshme si dhe kufizime të lirisë së qytetarëve. Sipas tij, këto nuk ndihmuan aspak në drejtim të kontrollit të pandemisë!

“Të gjithë e dimë se mungesa e një protokolli të unifikuar standard për kontrollin e pandemisë dhe disa masave të caktuara kontradiktore e jo të bazuara në kërkime thelbësore shkencore, krijuan një terren të përsosur për abuzimin e pushtetit, veçanërisht nga autokratët dhe regjimet e tyre.

Shfaqja e panevojshme e forcës, ndonjëherë edhe me praninë e strukturave ushtarake, imponoi pengesa të panevojshme si dhe kufizime të lirisë së qytetarëve.

U vendosën masa të pakuptimta ‘drakoniane’, shumë të rrepta e të pajustifikuara shkencërisht.

Shtyrja e zgjedhjeve dhe privimi i njerëzve nga e drejta e votës u përfshi dhe zuri vend në axhendën e disa autokratëve në emër të kontrollit të pandemisë”, tha nder te tjera Kreu i Shtetit shqiptar.

FJALA E PLOTE E PRESIDENTIT META

“Shkëlqesitë Tuaja, Zotërinj Presidentë,

Të nderuar personalitete të shquara, të pranishëm!

Dëshiroj të falënderoj për ftesën organizatorët e kësaj konference shumë të rëndësishme!

Pandemia e koronavirusit krijoi dhe paraqiti një kërcënim të madh për botën dhe për të gjithë ne këtu.

Ajo që ndodhi dhe po ndodh është e paparë në më shumë se një qind vjet!

Na zuri të gjithëve në befasi!

Pandemia vuri në pikëpyetje efikasitetin dhe kapacitetet e shteteve për të parandaluar dhe për ta kontrolluar këtë virus të rrezikshëm.

Ajo sfidoi dhe vuri në provë frymën e solidaritetit midis kombeve, aleancat strategjike, si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Dhe për më tepër, asaj ende nuk po i shihet fundi!

Njerëzimi pagoi një çmim të hidhur. Miliona njerëz humbën jetën dhe shumë të tjerë u lënduan, duke humbur aftësitë e tyre.

Ndërsa ekonomitë ngadalësuan ritmin dhe njerëzit humbën vendet e tyre të punës si dhe të ardhurat.

Kjo ishte një garë me kohën, që ushtroi shumë trysni mbi kombet tona, si dhe mbi aleancat tona strategjike, gjithashtu!

Ndërkohë ajo u shndërrua në një garë vaksinash!

Dhe jo vetëm aq!

Ishte një garë midis fuqive të mëdha, kryesisht atyre të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë dhe Bashkimit Europian me vende të tjera si Rusia dhe Kina.

Aleanca Perëndimore u pozicionua dhe ishte në krye të prodhimit dhe shpërndarjes së vaksinave.

Por vendet e saj nuk ishin të vetmit.

Rusia dhe Kina prodhuan dhe eksportuan në mënyrë proaktive vaksinat e tyre te vendet, që kishin në nevojë urgjente dhe që ndodheshin nën presion për të mbrojtur popujt e tyre!

Kjo u bë pa një certifikim paraprak nga institucionet e akredituara ndërkombëtare.

Është mëse e qartë se ishte një lëvizje, e cila synonte krijimin e avantazheve gjeostrategjike!

Mekanizmi i COVAX-it u krijua si një instrument për të siguruar një shpërndarje të ekuilibruar të vaksinave të vlefshme në vendet në nevojë (të pasura dhe të varfra njëkohësisht).

Por ne e dimë tashmë se COVAX-i synonte ngadalësimin e përpjekjes për të siguruar një furnizim të mjaftueshëm me vaksina të të gjitha vendeve në shkallë globale.

Kjo është arsyeja pse në ditët e sotme ekziston një hendek i madh midis kombeve (të pasura dhe të varfra) në lidhje me mbulimin e popullsisë së tyre me vaksina.

Kjo është edhe arsyeja pse me shumë gjasa, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pandemia do të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë kishte shumë të drejtë kur tha se pandemitë do të përfundojnë, vetëm atëhere kur ne të vendosim t’u japim fund atyre.

Të gjithë e dimë se mungesa e një protokolli të unifikuar standard për kontrollin e pandemisë dhe disa masave të caktuara kontradiktore e jo të bazuara në kërkime thelbësore shkencore, krijuan një terren të përsosur për abuzimin e pushtetit, veçanërisht nga autokratët dhe regjimet e tyre.

Shfaqja e panevojshme e forcës, ndonjëherë edhe me praninë e strukturave ushtarake, imponoi pengesa të panevojshme si dhe kufizime të lirisë së qytetarëve.

U vendosën masa të pakuptimta ‘drakoniane’, shumë të rrepta e të pajustifikuara shkencërisht.

Shtyrja e zgjedhjeve dhe privimi i njerëzve nga e drejta e votës u përfshi dhe zuri vend në axhendën e disa autokratëve në emër të kontrollit të pandemisë.

Këto nuk ndihmuan aspak në drejtim të kontrollit të pandemisë!

Përkundrazi, vendet që iu nënshtruan masave të tilla, përjetuan numrin më të madh të të infektuarve dhe të viktimave.

Vendet dhe politikanët, të cilët dëgjuan dhe ndoqën me kujdes këshillat e shkencës dhe kërkimit shkencor, ishin shumë më tepër efikasë e më të suksesshëm në kontrollin e pandemisë së koronavirusit.

Qëllimi i autokratëve nuk ishte të kontrollonin në mënyrë efikase pandeminë e koronavirusit, por që të instalonin frikën dhe të shtypnin protestat e shoqërisë civile, të drejtuara kundër shkeljes së të drejtave kushtetuese të imponuara prej tyre.

Të nderuar zonja dhe zotërinj!

Jam i sigurt se kemi mësuar shumë gjatë këtyre kohëve tepër të vështira!

Kjo do të na ndihmojë, që të përmirësojmë veten dhe t’ia dalim mbanë më mirë në të ardhmen!

Bashkëpunimi dhe solidariteti kanë më shumë rëndësi se gjithçka tjetër!

Duhet të mbizotërojnë shkenca dhe kërkimi shkencor!

Pandemitë si COVID-19 janë sfida globale, të cilat mund të luftohen dhe kontrollohen vetëm në mënyrë globale.

Prandaj, duhet të krijohet dhe të funksionojë mekanizmi i përbashkët i parandalimit dhe kontrollit të epidemive globale.

COVAX-i ishte hapi i parë premtues, por ai duhet të ndiqet nga mekanizma dhe marrëveshje të tjera në diagnostikimin sa më të hershëm të agjentëve infektues.

Stoqet e vaksinave të grumbulluara nga vendet e pasura duhet të dërgohen urgjentisht në vendet në nevojë, veçanërisht në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme, sepse sasi të konsiderueshme vaksinash po i afrohen datës së tyre të skadencës.

Gjithashtu nevojiten më shumë fonde, që duhet të ndahen për kërkimin shkencor dhe prodhimin e vaksinave e të ilaçeve!

Ky ishte një angazhim i ndërmarrë nga  G20, duke përcaktuar gjithashtu objektivin që 40% e popullsisë botërore të vaksinohet deri në fund të vitit 2021 dhe 70% deri në mes të vitit 2022.

Gjithashtu një strategji e përbashkët qasjeje shëndetësore do të kontribuojë në kontrollin e sëmundjes.

Duhet të mbajmë parasysh se mund të përjashtohet përhapja e pandemive të ardhshme.

Ndryshimet klimaterike, si dhe ngrohja globale me siguri që do të përshpejtojnë rrezikun e sëmundjeve të reja në mbarë botën.

Prandaj, ne duhet të veprojmë tani!

Jam i sigurt se kjo konferencë do të kontribuojë për të dhënë mesazhin që duhet si dhe për ta nisur atë në drejtimin e duhur!

Ju faleminderit!”

Pas

“Rama futi modelin e politikanit gangster” SPAK mori të pandehur kryebashkiakun, vjen reagimi nga PD

Para

“Taulant Balla, Elbasani ty të do” Shqipëria gjobitet nga FIFA për dronin në stadium

Para
“Taulant Balla, Elbasani ty të do” Shqipëria gjobitet nga FIFA për dronin në stadium

“Taulant Balla, Elbasani ty të do” Shqipëria gjobitet nga FIFA për dronin në stadium

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

nga Fast News
09:18 | 17/09/2025
0

Recent News

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025
Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

09:33 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar