• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

“Shifra më e larta në Europë”, Eurostat: 51% e shqiptarëve janë në rrezik varfërie dhe përjashtimi social

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
“Shifra më e larta në Europë”, Eurostat: 51% e shqiptarëve janë në rrezik varfërie dhe përjashtimi social
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Në vitin 2019, gati 51% e shqiptarëve (50.8%) ishin në rrezik varfërie, ose përjashtimi social, një përqindje që është më e larta në Europë. Të dhënat janë publikuar nga instituti europian i statistikave, Eurostat.

Shteti i dytë në renditje pas Shqipërisë është Mali i Zi, me 36.6%, (ose 14.4 pikë përqindje më pak se Shqipëria).

Maqedonia e Veriut renditjet e katërta me 34.2%, dhe Serbia me 31.1%. (të dhënat për Bosnjë Hercegovinën dhe Kosovën mungojnë).

Eurostat raporton se faktorët që ndikojnë varfërinë ose përjashtimin social ndikohen nga tregues të tillë si intensiteti në punë, niveli i edukimit, lloji i familjarit (sa fëmijë ka në varësi), kushtet e jetesës dhe migracionit

Përqindja e shqiptarëve që ishin në rrezik varfërie, ose përjashtimi social në 2019-n ishte mëse dy herë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian (BE) prej 21.1%. Këtë tregues, më të ulëtin në Europë e kanë Sllovenia dhe Çekia, me përkatësisht 13.7 dhe 12.1%.

Sipas grupmoshave, në rrezik varfërie dhe përjashtimi social janë 53.9% e fëmijëve nën 18 vjeç, sërish më e larta në Europë. I dyti pas nesh është Mali i Zi me 43.9%, ndërsa mesatarja e BE-së është 22.8%.

Përqindja e varfërisë dhe përjashtimit social ulet lehtë për grupmoshën 18-64 vjeç, në 49% (nga 21.1% që është mesatarja e BE-së dhe 35% e dyta pas Shqipërisë që është sërish Mali i Zi.

Për grupmoshat mbi 65 vjeç treguesi rritet sërish për Shqipërinë, në 54%, nga 19.4% që është mesatarja europiane dhe 47% i dyti pas nesh, që është Bullgaria.

Të dhënat për Europën në 2020-n

Për shtetet e Bashkimit Europian, të dhënat janë publikuar edhe për vitin 2020. Për mesataren e BE, në vitin pandemik, përqindja e popullsisë në rrezik varfërie dhe përjashtimi social është rritur në 21.9%, nga 21.1% që ishte në 2019-n.

Faktorët që ndikojnë në rrezikun e varfërisë ose përjashtimit social në BE në vitin 2020 përfshinin:

– intensiteti i punës: 71.9% e popullsisë së moshës më pak se 60 vjeç që jeton në familje me intensitet shumë të ulët të punës, me fëmijë në ngarkim, ishin në rrezik të varfërisë;
– niveli i arsimimit: 50,5% e fëmijëve, niveli i arsimimit të prindërve të të cilëve ishte i ulët, ishin në rrezik të varfërisë, krahasuar me 7,7% të fëmijëve, niveli i arsimimit të prindërve të të cilëve ishte i lartë;
– lloji i familjes: familjet e përbëra nga një person i vetëm me fëmijë në ngarkim (42.1%), familjet me një person (33.2%) dhe familjet e përbëra nga dy të rritur me tre ose më shumë fëmijë në ngarkim (29.6 %) kishin rrezikun më të lartë të varfërisë ose perjashtim social;
– prejardhje migrante: fëmijët me të paktën një prind me prejardhje migrante ishin në rrezik më të madh të varfërisë sesa fëmijët prindërit e të cilëve ishin të dy të lindur në vend (32.9% krahasuar me 15.3%);
– Kushtet e jetesës: 14.1% e familjeve të përbëra nga një person i vetëm me fëmijë në ngarkim ishin të privuar rëndë materialisht dhe socialisht krahasuar me 7.5% të të gjitha familjeve me fëmijë në ngarkim./Balkanweb/

Pas

Ndarja nga jeta e babait të kryedemokratit, Meta ngushëllon Bashën

Para

Horoskopi për ditën e sotme, e hënë 1 nëntor 2021

Para
“Do arrini qëllimet që keni” Njihuni me parashikimin e horoskopit, çfarë thonë yjet për 12 shenjat

Horoskopi për ditën e sotme, e hënë 1 nëntor 2021

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar