Përfshihet nga flakët një shtëpi në zonën e Astirit në Tiranë.
Mësohet se një grua ka humbur jetën nga asfiksia.
Sipas burimeve zyrtare, në rrugën “Loni Ligori”, në banesën e shtetases L. Z, 69 vjeçe, dyshohet se ka rënë zjarr dhe për pasojë shtetasja gruaja e cila jetonte e vetme, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e asfiksisë.
Trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut për ekspertizë mjeko-logjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.