Mirësia është gjithçka që nevojitet për të ushqyer shpresën tek njerëzit. Sado i vogël dhe i parëndësishëm të duket një akt mirësie, ai ndryshon jetë, madje në një minutë të vetme.
Ditët e sotme, për fat të keq mirësia po bëhet aq e rrallë sa kur ndodh njerëzve u bën mjaft përshtypje. Por kjo nuk do të thotë se ne si shoqëri duhet ta lëmë atë të zhduket.
Veprat e mirësisë që mund të bëni në vetëm dy minuta, do ju bëjnë ju dhe të tjerët të ndiheni mirë dhe shpresëplotë.
Lër shënime
Letrat ngjitëse mund t’i përdorni për të lënë shënime motivues, inkurajuese dhe frymëzuese për një mik, koleg, fqinj, motër, vëlla, e prind. Fjalët e tua të mira mund të sjellin ngrohtësi në shpirtin e tij por edhe buzëqeshje.
Mbill një pemë
Mbillni një pemë, poshtë shtëpisë, në kopësht apo në park. Ky akt i vetëm mirësie do t’i shërbejë brezave të ardhshëm, megjithëse duket i vogël.
Kujdesu për një të moshuar
Në qoftë se vëren që një i moshuar ka vështirësi në të ecur dhe është shumë tepër i ngarkuar, mos e injoro. Nuk të kushton asgjë që ta ndihmosh të kalojë rrugën apo tia lehtësosh ngarkesën për një copë rrugë.
Ëmbëlsira për kolegët
Një kuti plot me çokollata apo biskota shërben si magnet për socializim. Sillni një të tillë në punë dhe ndajeni atë me kolegët. Të gjithë ne kemi nevojë për momente të ëmbla në ditë stresuese dhe në dy minuta do të ndihemi që jemi të gjithë bashkë.
Ndihmo një fëmijë
Shtëpitë e fëmijës apo edhe materniteti ku gjenden bebet e braktisura nga nënat janë një vend perfekt për të bërë diçka të mirë në këtë jetë. Blini lodra, ëmbëlsira dhe libra, vizitoni fëmijët dhe jepuni përqafime dhe puthje.
Kini durim me prindërit
Vetëm ai i cili është prind vetë e kupton misionin e vështirë që ka mbi supe, për këtë arsye kursejini kritikat. Dhurojini një prindi buzëqeshje duke e lavdëruar dhe e mbështetur për punën që bën.