• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Meta uron festën e Bajramit, shpërndan edhe një mesazh të fortë për politikën

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Meta uron festën e Bajramit, shpërndan edhe një mesazh të fortë për politikën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Bajramit pas mbylljes së muajit të shenjtë të Ramazanit. Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediet, Meta i uron të gjithë besimtarët për këtë festë të shënuar që vjen fill pas muajit të shenjtë të sakrificës, Ramazanit.

Por në këtë urim, Meta nuk ka lënë jashtë vëmendjes së tij edhe politikën. Sipas kreut të shtetit  Arroganca, korrupsioni, demagogjia, veset, lakmia, dhuna e çdo shfaqje negative që helmon paqen, drejtësinë, barazinë e kohezionin social dhe pamundëson jetën e një shteti demokratik, duhen izoluar.

Më poshtë urimi i plotë i presidentit Meta:

“Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë,

Me mbylljen e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, Muajit të sakrificës, përkushtimit ndaj së mirës dhe paqes shpirtërore, u bashkohem lutjeve Tuaja për agjerim të pranuar dhe ju shpreh në këtë prag feste të madhe, urime të ngrohta, të sinqerta dhe të përzemërta:

Gëzuar Bajramin e Madh!

Nesër, në këtë Ditë të Shenjtë, kur besimtarët myslimanë ndajnë me njëri-tjetrin, vlerat dhe virtytet më të mira të besimit Islam si dhe në traditën më të mirë shqiptare, respektin e përkushtimin ndaj familjes, mirëkuptimin dhe pranimin e tjetrit, solidaritetin dhe harmoninë ndërfetare, dhembshurinë dhe përkujdesjen ndaj njerëzve në nevojë, le të përcjellim mesazhin se është koha të udhëhiqemi në vendimet tona me ndërgjegje të pastër, përgjegjësi qytetare, besim në Zot dhe me një dashuri të sinqertë për të mirën e përbashkët.

Arroganca, korrupsioni, demagogjia, veset, lakmia, dhuna e çdo shfaqje negative që helmon paqen, drejtësinë, barazinë e kohezionin social dhe pamundëson jetën e një shteti demokratik, duhen izoluar. Të përqafojmë vlerat më të mira hyjnore, morale e sociale, si dhe kombëtare, për të gjetur rrugën e duhur dhe tejkaluar çdo sfidë, pavarësisht sakrificave shpeshherë të dhimbshme, me dialog, mirëkuptim e bashkëpunim, për një shoqëri më të drejtë dhe një Shqipëri më njerëzore.

Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë kudo ndodheni:

Zoti ju dhëntë shëndet, mbarësi, begati e paqe në familjet Tuaja dhe në Shqipërinë?? tonë të përbashkët!

Gëzuar Bajramin e Madh!”, shkruan Meta.

Pas

Rama jep lajmin e mirë për të prekurit nga tërmeti në Korçë (VIDEO)

Para

Sherr në bordin e avionit të linjës Tiranë-Romë, ulje emergjente në Peskara

Para
Sherr në bordin e avionit të linjës Tiranë-Romë, ulje emergjente në Peskara

Sherr në bordin e avionit të linjës Tiranë-Romë, ulje emergjente në Peskara

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

nga Fast News
17:45 | 06/11/2025
0

Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

nga Fast News
17:10 | 06/11/2025
0

Pagesat për koncesionet dhe PPP-të arritën në 100 milionë euro! Analiza: Disa janë debatuar si raste madhore korrupsioni

Pagesat për koncesionet dhe PPP-të arritën në 100 milionë euro! Analiza: Disa janë debatuar si raste madhore korrupsioni

nga Fast News
16:20 | 06/11/2025
0

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

nga Fast News
09:00 | 06/11/2025
0

Recent News

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

17:45 | 06/11/2025
Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

17:10 | 06/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar