Deputeti dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi i ka bërë një apel kryeministrit Rama nga foltorja e parlamentit. Në në një prononcim për mediat, Gjuzi i ka thënë Ramës se duhet të reagojë pas protestës së djeshme të Opozitës.
Sipas Gjuzit vendi po shkon drejt një regjimi të ngjashëm me atë që bëri Gadafi në Libi para disa vitesh.
“Protesta e djeshme është bërë ditën e diel dhe të gjithë po e shikonim në televizion ose kishim dalë në protestë. Kryeministri vazhdon të këmbëngul se zgjedhjet do të mbahen më datë 30 qershor, ndërsa konservatorët i bëjnë thirrje shkëlqesisë së tij Edi Rama që të mbledhë mendjen se nuk mund të shkohet në zgjedhje në këtë situatë, ku 34 bashki nuk kë kandidat tjetër, përpos atë të PS. Jemi në një prag të një katastrofe zgjedhore. Katastrofa nuk ishte vetëm në Korçë. Kryeministri do që të bëjë zgjedhje që të jenë të kontestueshme. Kryeministri të ftojë zyrtarisht me numër protokolli opozitën dhe jo me letra bakalli të bëjë ftesa. Zotëri kryeministër, nuk ke shanse të bësh zgjedhje më 30 qershor. Kjo që do të bëjë Edi Rama është si diktatura. Ne si konservatorë iu bëjmë thirrje zoti Rama si kryeministër i Shqipërisë që të keni vullnetin që të hapni rrugën e zgjedhjeve të lira e të barabarta. Ne e kemi thënë: ‘Me këtë Kod Zgjedhor nuk shkohet në zgjedhje. Në fakt iu po tentoni që të bëni realitet regjimin e Gadafit. Në fakt edhe atje pas rënies së Gadafit ka zgjedhje. Ndal Edi Rama, mos shko drejt juntës ushtarake. Ne si konservatorë po përballemi me vështirësi. KQZ nuk po regjistron kandidatët tanë si kandidatë, në zonën e Krujës, në Nikël, aty ku e keni kthyer në një zonë vrasjesh. Unë po të them nga këtu se Krujën nuk e fiton dot, nuk mundesh të marrësh dot të marrësh atë zonë, me njerëz të krimit, që kanë mbjellë kanabis, kanë kanabizuar këtë zonë”, tha Kujtim Gjuzi.