Një e moshuar nga Palestina ka përfunduar studimet duke u diplomuar në moshën 85 vjeçare, një moment krenarie jo vetëm për të por dhe familjen e saj. Sigurisht që kushtet në territoret palestineze ishin dhe mbeten të pafavorshme, jo vetëm për një të moshuar, por edhe për maturantët që dëshirojnë të diplomohen.
Bhutto u shpreh se nuk është kurrë vonë për të marrë një diplomë ndërsa ajo u detyrua të linte shkollën disa dekada më parë. Ajo ka hasur vështirësi për shkak të orëve mësimore që janë zhvilluar në distancë. E moshuara festoi diplomimin, me tortë dhe shumë fishekzjarrë.
”Nëse duhet të presësh 85 vite për tu diplomuar duhet të festosh për atë që ke arrirë”, u shpreh ajo.