Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo ka folur me rezerva ndaj liderit të kësaj force politike Lulzim Basha.
Ajo ka deklaruar se kryeopozitari duhet ti bënte gjërat më me etikë dhe transparencë, pasi nuk ka patur një gjë të tillë.
Garo shton se pas fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit, nuk ka marrë asnjë telefonatë dhe kjo gjë i është dukur shumë e çuditshme.
“Unë vij nga një familje që ka votuar PS-në. Unë kam krijuar bindjet e mia dhe bindjet e mia janë kthyer djathtas. Me dëshirën për ndryshim unë erdha për të dhënë kontributin tim. Në eksperiencën time në PD kam vënë re një mbyllje, kam vënë re se gjithçka do ishte mes kryetarit dhe njerëzve të tij shumë të afërt.
Kisha idenë se gjërat do bëheshin më shumë në ekip, por kam vënë re një mbyllje. Nuk më është dukur normale, unë nuk kam patur asnjë lloj “feedback-u” pas fushate. Asnjë telefonatë, më është dukur shumë e çuditshme. Asgjë, dhe mendova që ishte fillimi dhe e lashë kohën të kalonte, por sërish asgjë”, tha Garo.