• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

“Jemi në pikë të hallit” Artan Fuga jep zgjidhjen për krizën energjitike

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Jemi në pikë të hallit” Artan Fuga jep zgjidhjen për krizën energjitike
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Akademiku dhe profesori Artan Fuga ka deklaruar së fundmi se mënyra se si po trajtohet çështja e energjisë në Shqipëri është e pasaktë.

Sipas tij, vendi ynë ka mbetur pas në teknologji dhe menaxhim dhe mënyra e vetme për të dalë nga kriza është që të ndërpritet çdo lloj eksporti i energjisë për një kohë të caktuar dhe të bëhet transparenca e financave të korporatave

“Mënyra si po ceket çështja e krizës energjetike, përballimi i saj, nuk mohoj se ka një konjukturë në energji, është e pjesshme, e njëanshme, e pasaktë. Nuk jam dakord që një krizë sikurse kjo zgjidhet me mbështetje financiare sociale. Tek ne nuk po shtrohet ideja e planeti është në një krizë të madhe për sa i përket konsumit të energjive. Sa prodhimi ka rëndësi menaxhimi. Ka të bëjë me projektet afatgjatë që çojnë tek energjitë e rinovueshme, të pastra, si ajo e erës, ujit, biokarburanteve, paneleve diellore aq më shumë pastaj me konsumimin e energjisë në banesat urbane duke i shpërdoruar ato. Kemi mbetur pas në teknologji dhe menaxhim.

Mbase kemi të bëjmë edhe me mungesë vizioni. Por politika duhet të pranojë që menaxhimi i kompanive publike nuk do të thotë se ato duhet të drejtohen nga drejtues të cilat janë të emëruara nga politika duke punësuar militantë. Ne si qytetarë kemi një krizë menaxhimi për shkak të politikës.

Në vend që politika të na shërbejë na krijon probleme. Nëse nuk shkëputet lidhja mes politikës, gjyqësorit, medias, sipërmarrjeve publike, agjensive shkencore, 4 korporatave të energjisë elektrike ne do të kemi përdorimin e tyre për qëllime politike, nuk do të ketë transparencë. Unë kam informacione që edhe menaxhimi i fondeve të produktit është i keqpërdoruar. Këto duhen diskutuar. Energjia është çështje e interesave të vendit, pa të nuk ka progres. Industria jonë është në pikë të hallit.

Të ndërpritet çdo lloj eksporti i energjisë për një kohë të caktuar dhe të bëhet transparenca e financave të korporatave. Jam i bindur që është një rrugë e rëndësishme që mendoj se do të ketë pasoja pozitive. Retorika politike si ajo e sotmja në parlament është si për fushata elektorale. Janë gjëra që kanë 30 vite që thuhen. Nuk kanë asnjë efekt pozitiv. Buxheti i një familje shqiptarë në masë 85% janë në atë pikë që nuk kanë më dhjamë për të tretur. Kryeministri tha se shqiptarët kanë kursime. Kush i ka ato? Sa përqind e popullsisë? 10%? Unë dua një shoqëri të zhvilluar me këto burime që kemi”- tha Fuga në një lidhje direkte për rubrikën “Opinion”.

Pas

“Kini kujdes” Aplikimi për Lotarinë Amerikane, ambasada e SHBA ka një porosi për të interesuarit

Para

“Shoqja ‘kazetare’” Erion Braçe ironizon moderatoren: Ka njerëz që nuk rrojnë në gotë luksi, por në fusha

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

nga Fast News
09:18 | 17/09/2025
0

Recent News

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025
Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

09:33 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar