Kërkesa e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për pezullimin e dënimit me burg pasi është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe do kohë për tu rikuperuar, është rrëzuar sot nga Gjykata e Posaçme.
Në lidhje me këtë, gazetarja Anduena Llabani u shpreh se e gjitha kjo duket si një tendencë për ti shpëtuar qelive të burgut dhe se largimi i tij ka qenë i menjëhershëm.
Llabani, ngre pyetjen se kush ndihmoi në arratisjen e tij.
“Llalla për shkak të sëmundjes që ka ndodhet jashtë vendit, dhe kjo nuk është gjetur si një argument justifikimi për mungesën e tij. Në fakt kjo duket si një tentativë për ti shpëtuar burgut, pasi ai si një ish-kryeprokuror, i njihte mjaft mirë ligjet ndërkohë që avokati i tij është ndër më të mirët në vend. Kush e lejoj arratisjen e tij, largimi i tij ka qenë i mëhershëm, dhe drejtësia e ka pasur të vështirë ta kap, Llalla i ka ezauruar të gjitha strukturat për ti shpëtuar burgut, ashtu siç edhe bëjnë të tjerët kur duan të shpëtojnë.
Sipas Llabanit, ish-kryeprokurori mund të ketë përdorur një vend për tu larguar, që nuk e njeh ekstradimin shqiptar.
“Vetëm dy ditë më parë është konfirmuar fakti se Llalla është në kërkim nga Interpoli, emri i tij u dërgohet homologëve dhe më pas lokalizohet ku ka kaluar, më pastaj vijnë informacione për ta lokalizuar, për të pasuar në rastin më të mundshëm, ekstradimin e tij. Ajo që është e mundshme, është fakti se ai mund te ketë përdorur një vend që nuk njeh ekstradimin”, tha ajo për MCN TV.