• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Shqipëria, ndër shtetet më të reja në Europë edhe në 2020-n, ndonëse po plaket; Rekordin e mban Kosova

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
Shqipëria, ndër shtetet më të reja në Europë edhe në 2020-n, ndonëse po plaket; Rekordin e mban Kosova
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria ka vijuar që të jetë një nga popullsisë më moshë më të re të Europës edhe për vitin 2020, ndonëse tendenca është drejt plakjes së popullsisë. Sipas Eurostat mosha mediane (që ndan popullsinë në dy pjesë të barabarta, një me moshat nën moshën medianë dhe tjetra mbi moshën medianë) ishte 37.2 vjeç në vitin 2020, duke e renditur popullsia e katërt më e re në Europë, pas Kosovës 30.5 vjeç), Turqisë (32.4) dhe Islandës (36.5).

Në rajon, popullsia me moshën më të vjetër është në Serbi (43.9 vjeç), ndërsa dhe shtetet e tjera si Mali i Zi dhe Maqedonia e veriut po i afrohen kufirit të 40 vjeç.

Në Europë, popullsitë më të plakura, sipas Eurostat janë Italia, me gjysmën e popullsisë që është nën moshën 47.2 vjeç dhe Gjermania (45.9 vjeç), të ndjekura nga Portugalia (45.5).

Sipas Eurostat, në vitin 2020, mosha mesatare e popullsisë së BE -së ishte 43.9 vjet. Në krahasim me vitin 2001 (viti i parë referues për të cilin ka informacion), mosha mesatare u rrit me më shumë se 5 vjet (nga 38.4 vjet).

Në vitin 2020, shumica e rajoneve të kryeqytetit në BE regjistruan popullsi relativisht të reja – por rajoni francez i Mayotte regjistroi, deri tani, moshën mesatare më të ulët (17.7 vjeç). Kjo u pasua nga një rajon tjetër francez, Guyane (26.1 vjet), dhe rajoni spanjoll i Ciudad Autónoma de Melilla (34.4 vjet).

Nga ana tjetër, mosha mesatare më e lartë u regjistrua në Chemnitz në Gjermani (52.0 vjet), e ndjekur nga rajoni italian i Liguria (51.4 vjet) dhe 4 rajone të tjera në Gjermani: Sachsen-Anhalt (51.2 vjet), Brandenburg dhe Mecklenburg-Vorpommern (të dy 50.5 vjet) dhe Thüringen (50.3 vjet).

Edhe Shqipëria po plaket me shpejtësi

Ndonëse është ndër popullsisë më të reja të Europës edhe Shqipëria po plaket me shpejtësi. Të dhënat e Eurostat tregojnë se mosha mediane në vitin 2010 ishte 31.9 vjeç.

Të dhëna të tjera të INSTAT tregojnë se edhe në vitin 2021 kjo tendencë ka vijuar. Mosha mediane arriti në 37.6 vjeç në vitin 2021, duke u rritur me 4 muaj gjatë një viti, raportoi INSTAT.

Mosha mediane e Shqipërisë është vënë në një trend rritës duke pasqyruar zhvillimet demografike që po favorizojnë plakjen e popullsisë vendit me ritme të shpejta.

Mosha mediane popullsisë nisë rritjen pas vitit 1979. Në këtë vit sipas të dhënave të INSTAT mediana e popullsisë ishte 20 vjeç. Nga viti 1979 deri në vitin 2021 mosha mediane është rritur me 17.6 vite. Projeksionet e INSTAT për vitet në vijim tregojnë për plakje të mëtejshme të popullsisë. Deri në vitin 2060 mosha mediane pritet ti ketë kaluar të 50 vitet.

Studime të mëparshme të INSTAT e shpjegojnë rritjen e moshës mediane me tre faktorë kryesorë. E para rënia e numrit të lindjeve që po ul me shpejtësi popullatën e re në moshë. Së dyti emigracioni që në Shqipëri është tipar i moshave të reja po sjell tkurrjen e popullsisë poshtë 30 vjeç. Arsyeja e tretë lidhet me rritjen e jetëgjatësisë, e cila në mënyrë të natyrshme çon në rritje të popullsisë më të vjetër në moshë./Monitor/

Burimi: Eurostat, INSTAT për 2021


 

Pas

Pas miratimit për kurorëzim të së njëjtës gjini, qeveria merr vendimin e çuditshëm

Para

Tentoi të përd hunojë një grua, 55-vjeçari në Shkodër e pëson keq

Para
Greqi/ Hajdutët hyjnë në shtëpi, marrin para dhe bizhuteri, më pas përd hunojnë nënën në sy të fëmijëve

Tentoi të përd hunojë një grua, 55-vjeçari në Shkodër e pëson keq

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

nga Fast News
16:00 | 11/11/2025
0

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

nga Fast News
15:15 | 11/11/2025
0

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

nga Fast News
14:45 | 11/11/2025
0

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

nga Fast News
14:14 | 11/11/2025
0

Recent News

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

16:00 | 11/11/2025
A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

15:15 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar