Ish drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi i arrestuar për abuzimin me tenderin për blerje të pajisjeve për kanalin “RTSH Agro” ka paditur RTSH teksa shkarkimin e tij nga detyra e quan të padrejtë.
Padia është bërë nëpërmjet avokatit të tij Dorjan Matlia duke renditur 7 kërkesa. RTSH nuk ka hapur garën për drejtues pasi e ka shkarkuar Gëllçin nga detyra.
“Pasi u shkarkua do të garonte përsëri, sepse ka pasur një platforme fituese. Ai mendon se është larguar padrejtëësisht. Deri në këto memente gjykata duhet të vendosë ti japë 5 paga Gëllçit që në kohen kur është shkarkuar nga detyra. Përveç demit ekonomik ka edhe dem moral. Deri më tani Gëllci kërkon dëmshperblim 1 milion lekë të reja”, u shpreh avokati i ish-drejtorit të RTSH.
Kërkesat e Thoma Gëllçit:
- Anulimi i vendimit të shkarkimit si akt i paligjshëm.
- Detyrimi i palës së paditur të paguajë në favor të paditësit një shpërblim dëmi në masën e pagave mujore që ai do të përfitonte që nga dita kur është liruar nga detyra deri në momentin e fillimit të detyrës së dejtorit të ri të RTSH.
- Detyrimin e palës së paditur të paguajë në favor të paditësit pagën e 3 muajve për mosrespektim të afateve të njoftimit për zgjidhjen e marrëdhëniesve të punës.
- Detyrimin e palës së paditur të paguajë në favor të paditësit pagën e 2 muajve për mosrespektim të procedurës së zgjidhjes së marrëdhënies së punës.
- Detyrimin e palës së paditur të paguajë në favor të paditësit për pagën e 5 mujve si shpërblim vjetërsie në punë.
- Detyrim të paaguajë dëmshpërblim me vlerën 100.000 lekë për dëmin moral në formën e cënimit të reputacionit në shkaktuar përmes publikit të lajmit të shkarkimit nga detyra.
- Detyrimin e palës së paditur të shpallë të hapur garën për drejtuesin e ri duk e i dhënë mundësinë paditësit të ushtrojë të drejtën e tij për të rikandidaurnë detyrën e dejtorit të RTSH
Sot Gëllçi dhe ish-vartësit kanë dalë para Gjykatës së Posaçme për masën e sigurisë “Arrest në burg”, për abuzimin me tendera.
Ishte tenderi mbi 86 milionë Lekësh për blerje të pajisjeve për kanalin “RTSH Agro” ai që çoi në pranga ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçin. Si fillim, shkeljet u kallëzuan nga kompania humbëse dhe më pas u konstatuan edhe nga një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit.