• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Duan të më trafikojnë vajzën” Nëna bën denoncimin e rëndë për 15-vjeçaren nga Fieri: Policia nuk merr asnjë masë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Duan të më trafikojnë vajzën” Nëna bën denoncimin e rëndë për 15-vjeçaren nga Fieri: Policia nuk merr asnjë masë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Denoncon në polici se duan t’i trafikojnë vajzën për prostitucion, të nesërmen vajza e mitur dhunohet rrugës, kur po kthehej nga shkolla.  Ngjarja ka ndodhur në Fier dhe për shkak të mosveprimit të policisë nëna e të miturës i është drejtuar emisionit Fiks Fare.

Manjola Cania tregon se vajzën e saj të mitur kanë dashur ta trafikojnë njerëz të panjohur. Në momentin që vetë vajza ja ka treguar diçka të tillë nënës, zj. Manjola  i është drejtuar policisë për të denoncuar. Por vetëm një ditë pas denoncimit në polici vajza e saj e mitur është dhunuar në rrugicat e lagjes, ditën me diell kur po kthehej nga shkolla.

Nëna tregon se të dyja jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe se të vetme të ardhura i sigurojnë nga mbledhja e kanaçeve bashkë me të bijën. Ajo tregon edhe ngjarjen se si u njoh vajza me këta persona. Nga gjendja e mjerueshme ajo  u pohon gazetarëve të Fiksit se fillimisht vajzës së saj të mitur i është afruar një vajzë e re, ku i ka kërkuar që t’i pastrojë shtëpinë kundrejt pagesës.  Pasi kanë shkëmbyer numrat e telefonit vajzat kanë filluar të komunikojnë me njëra tjetrën. Më pas  15 vjeçares i është kërkuar që të kryej marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.  E vënë në dijeni nga vajza zj Manjola i është drejtuar për shtatë ditë rresht Policisë Fier për të denoncuar këtë ngjarje, por asnjëherë nuk është pritur nga  blutë e Fierit. Sipas saj në komisariat i nxirrnin justifikime të ndryshme , njëherë nuk ishte psikologia e njëherë nuk ishte shefi.

Gazetarët e Fiksit pyesin edhe 15 vjeçaren e cila tregon të njëjtat gjëra .  Me kërkesë të nënës së saj e mitura pajiset me kamer të fshehtë dhe jep dëshminë pas shtatë ditësh që nuk pritej  në komisariat, në prani të shefit dhe OPGJ-së Daniel Noka.E mitura rrëfen sesi i është kërkuar të marrë para në këmbim të seksit si fillim në Shqipëri dhe më vonë të udhëtonte drejt Gjermanisë. Ndërkohë në sms-të e zbardhura mes të miturës dhe vajzës tjetër, duket qartë biseda ku i kërkohet të shesë trupin për para. Punën e  të miturës  do ja menaxhonin nëpërmjet një faqe në facebook. E mitura do shfaqej me  trup të zhveshur dhe  do t’i vendosej edhe çmimi. Ndërkohë 1 muaj pas këtij denoncimi nëna e të miturës thotë se shteti nuk ka bërë asgjë. “Vajzës i vijnë kërcënime nga personat që denoncuam” shprehet ajo.  Interesohet në komisariat  se çfarë po bëhet me çështjen e saj dhe merr të njëjtën përgjigje  sa herë.  Shefi  është me pushime gjithashtu edhe prokuroria është me pushime. Nëna telefonon edhe inspektorin e zonës Jozef Kongjonin, por edhe ky ia pret shkurt duke i thënë të marrë 129!/ Fiks Fare

Pas

“Nuk duhet të presin më” Fatbardh Kadilli paralajmëron të tjera largime të bujshme nga PD

Para

Mbyllet pjesa e parë/ Nuk ka gol në Shqipëri- Poloni, ja cilat janë statistikat kryesore

Para
Mbyllet pjesa e parë/ Nuk ka gol në Shqipëri- Poloni, ja cilat janë statistikat kryesore

Mbyllet pjesa e parë/ Nuk ka gol në Shqipëri- Poloni, ja cilat janë statistikat kryesore

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Qeveria bën sërish ndryshime në administratë, ja kush janë emrat

Qeveria bën sërish ndryshime në administratë, ja kush janë emrat

nga Fast News
07:30 | 13/11/2025
0

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

nga Fast News
07:00 | 13/11/2025
0

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

nga Fast News
22:31 | 12/11/2025
0

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

nga Fast News
09:30 | 12/11/2025
0

Recent News

Qeveria bën sërish ndryshime në administratë, ja kush janë emrat

Qeveria bën sërish ndryshime në administratë, ja kush janë emrat

07:30 | 13/11/2025
Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

07:00 | 13/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar