• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shqipëria, e treta në Europë për numrin e lartë të martesave për banorë në vitin 2019

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Shqipëria, e treta në Europë për numrin e lartë të martesave për banorë në vitin 2019
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqiptarët ende e konsiderojnë martesën si mjetin kryesor për krijimin e familjes. Në vitin 2019, Shqipëria u renditet e treta në Europë për numrin e martesave për 1000 banorë, pas Kosovës dhe Qipros raportoi Erurostat.

Gjatë vitit 2019, në Shqipëri, kishte 7.9 martesa për 1000 banorë. Në raport me vetveten, numri i martesave ka shënuar ulje, por në Europë thyejmë rekordet pas Kosovës, e cila në vitin 2019 kishte 9.8 martesa për 1000 banorë dhe Qipro me 8.9 martesa për 1000 banorë. Në BE, në vitin 2019 kishte 4.3 martesa për 100 banorë.

Lezha, Dibra dhe Berati, qarqet me numrin më të lartë të martesave; Tirana dhe Korça më pak

Sipas INSTAT, në Shqipëri, Qarku me numrin më të lartë të martesave është Lezha. Sipas përllogaritjeve të Monitor, në 2019-n u lidhën 11.6 martesa për 1000 banorë. Numri i martesave ishin më të larta se mesatarja e vendit edhe në Qarkun e Beratit, ku në 2019-n kishte 9.8 martesa për 1000 banorë, ndjekur nga Dibra, me 9.4 martesa, Fieri 8.8 martesa, Elbasani me 9 martesa dhe Elbasani me 8.6 martesa.

Nga ana tjetër, qarqet me numrin më të ulët të martesave në raport me popullsinë janë Tirana dhe Korça. Sipas përllogaritjeve të “Monitor”, bazuar në të dhënat e INSTAT për numrin e martesave dhe popullsinë sipas qarqeve, në Tiranë u lidhën vetëm 6.3 martesa për çdo 1000 banorë, ndërsa në Korçë u lidhe 6.4 martesa për 1000 banorë.

Martesat në Europë po ulen dhe po shtyhen në kohë

Numri i martesave ndryshonte në periudhën 2001 – 2019 në BE. Në 2001-2006, kishte 4.8 deri në 4.9 martesa për 1 000 persona. Pati një kulm prej 5.0 martesash për 1 000 persona në 2007. Pas kësaj, norma u ul vazhdimisht deri në vitin 2013, kur arriti nivelin e saj më të ulët gjatë kësaj periudhe, 4.1 martesa për 1 000 persona. Që atëherë, norma u rrit përsëri në 4.5 për 1 000 persona në 2018. Megjithatë, në vitin 2019, përsëri pati një rënie në 4.3 martesa për 1 000 persona, sipas Eurostat.

Ashtu si mosha e nënave kur lindin fëmijën e tyre të parë, po rritet edhe mosha e martesës. Në të gjitha shtetet anëtare të BE-së për të cilat disponohen të dhëna, mosha mesatare në martesën e parë u rrit midis 2001 dhe 2019. Në vitin 2019, mosha mesatare në martesën e parë ishte më e madhe në Suedi (34.1 vjet për gratë dhe 36.7 për burrat) dhe Spanjë (33.9 dhe 36.1), dhe më e reja në Sllovaki (26.6 për gratë dhe 29.2 për burrat ) dhe Polonia (27.7 dhe 30.1)./Monitor/

Pas

Tenderi për uniformat e Policisë, Mbyllen hetimet. Ja 10 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme që çohen për gjykim

Para

Vjedhje dokumentash dhe kanosje e gruas/ Ç’ndodhi orët e fundit në Vlorë e Sarandë

Para
Vjedhje dokumentash dhe kanosje e gruas/ Ç’ndodhi orët e fundit në Vlorë e Sarandë

Vjedhje dokumentash dhe kanosje e gruas/ Ç'ndodhi orët e fundit në Vlorë e Sarandë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

nga Fast News
22:31 | 12/11/2025
0

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

nga Fast News
09:30 | 12/11/2025
0

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

nga Fast News
09:00 | 12/11/2025
0

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën,  cilësia “çelësi” për në BE

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën, cilësia “çelësi” për në BE

nga Fast News
08:30 | 12/11/2025
0

Recent News

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

22:31 | 12/11/2025
Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

09:30 | 12/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar