• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Një maskë për çdo problem që keni me flokun tuaj

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle
0
Një maskë për çdo problem që keni me flokun tuaj
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ekspozimi i përditshëm ndaj rrezeve të diellit, ndryshimet e motit, stresi dhe ndotja, i bën flokët të brishtë dhe më të lehtë për t’u dëmtuar.

Gjithashtu dushi me ujë të nxehtë, përdorimi i tepruar i shampos, stilimi i përditshëm, përdorimi i produkteve të gabuara që përmbajnë sulfate dhe alkool, janë disa arsye të tjera që shkaktojnë tharjen dhe dëmtimin e tyre.

Për këtë, ekspertët sugjerojnë ndjekjen e një rutine të thjeshtë të kujdesit të flokëve, e cila përfshin larjen e tyre çdo dy ose tre ditë me një shampo të përshtatshme, krehjen me kujdes ose mbulimin me një shall ose kapele kur dilni nga shtëpia.

Dhe sigurisht, ndjekja e një regjimi ushqimor të shëndetshëm do të bëjë që flokët tuaj të jenë më të fortë dhe me shkëlqim.

Por edhe pse produkte të panumërta janë në dispozicion për trajtimin e flokëve të dëmtuar, asgjë nuk funksionon më mirë se përbërësit natyralë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

AgroWeb.org ju sugjeron të provoni këto maska që përgatiten lehtësisht me disa prej përbërësve të kuzhinës tuaj, të cilat do t’ju ndihmojnë në rikuperimin e flokëve.

Maskë me vezë për flokë të dëmtuar

Të pasura me proteina dhe acid yndyror, vezët shtojnë lagështi dhe shkëlqim në flokë, duke riparuar flokët e dëmtuar dhe të ashpër.

Përzieni tre të verdha vezësh me 3 lugë vaj ulliri dhe shtoni disa pika vaj esencial të llojit që preferoni.

Përhapeni përzierjen në të gjithë gjatësinë e flokëve dhe në kokë.

Lëreni për 20 minuta e më pas lani kokën me shampo dhe ujë të ngrohtë.

Maskë kundër zbokthit me aloe vera dhe mjaltë

Aloe vera është një zbutës natyral, ndërsa mjalti siguron hidratim. Së bashku, këto përbërës do t’i bëjnë flokët tuaj të butë, me shkëlqim dhe do të trajtojnë zbokthin.

Në një filxhan përzieni xhel të freskët aloe vera, një lugë çaji mjaltë dhe dy lugë uthull molle.

Aplikojeni këtë përzierje butësisht në flokët dhe kokën tuaj.

Lëreni për 20 minuta dhe lani kokën me shampo si zakonisht.

Aplikojeni këtë maskë dy herë në muaj për rezultate më të mira.

Jepini shkëlqim flokëve me këtë përzierje vajore

Kjo maskë do t’ju ndihmojë t’i bëni flokët tuaj të butë dhe me shkëlqim. Acidi laktik që gjendet në kos do të veprojë si një zbutës, ndërsa vajrat do t’i japin atyre shkëqimin e munguar.

Për të përgatitur këtë maskë mjafton të përzieni së bashku vajin e kokosit, vajin e bajames, vajin e arganit dhe një lugë gjelle kos.

Aplikojeni këtë maskë në mbrëmje dhe lajeni ditën tjetër.

Maskë për hidratimin e flokëve

Kjo maskë do të hidratojë flokët e thatë duke iu dhuruar atyre elasticitet dhe më tepër lagështi.

Përdorimi i vajit të kokosit, aloe verës dhe mjaltit në fijet dhe rrënjët e flokëve do të luftojë dëmtimin e tyre dhe thatësinë.

Së bashku, këta përbërës do t’i bëjnë flokët tuaj të butë dhe me shkëlqim.

Për të bërë maskën mjafon të përzieni dy lugë xheli aloe vera, një lugë çaji mjaltë dhe tre lugë vaj kokosi.

Masazhojeni këtë maskë mirë në flokë dhe lëreni për gjysmë ore, më pas lajini flokët me shampo si zakonisht./AgroWeb.org

Pas

Protesta në Tiranë/ “Nuk largohemi nga kryeministria derisa të plotësohen kushtet” Revoltohet avokati Lapaj

Para

“Mos guxo ta kalosh në parlament atë ligj që po përgatit” Analisti i njohur thirrje Ramës

Para
“Mos guxo ta kalosh në parlament atë ligj që po përgatit” Analisti i njohur thirrje Ramës

“Mos guxo ta kalosh në parlament atë ligj që po përgatit” Analisti i njohur thirrje Ramës

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Dalin statistikat: Të rinjtë deri 24 vjeç, shkaktarët kryesorë të aksidenteve në Shqipëri

Dalin statistikat: Të rinjtë deri 24 vjeç, shkaktarët kryesorë të aksidenteve në Shqipëri

nga Fast News
08:30 | 15/01/2026
0

7 gabime “të shtrenjta” kur do ta shesësh shtëpinë

7 gabime “të shtrenjta” kur do ta shesësh shtëpinë

nga Fast News
08:00 | 15/01/2026
0

SHBA pezullon nga 21 janari përpunimin e vizave të emigrimit për 75 vende, përfshirë Shqipërinë

SHBA pezullon nga 21 janari përpunimin e vizave të emigrimit për 75 vende, përfshirë Shqipërinë

nga Fast News
20:37 | 14/01/2026
0

KE pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes

KE pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes

nga Fast News
18:00 | 14/01/2026
0

Recent News

Dalin statistikat: Të rinjtë deri 24 vjeç, shkaktarët kryesorë të aksidenteve në Shqipëri

Dalin statistikat: Të rinjtë deri 24 vjeç, shkaktarët kryesorë të aksidenteve në Shqipëri

08:30 | 15/01/2026
7 gabime “të shtrenjta” kur do ta shesësh shtëpinë

7 gabime “të shtrenjta” kur do ta shesësh shtëpinë

08:00 | 15/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar