Fituesi i llotarisë, Michael Carroll që harxhoi pasurinë e tij prej 9.7 milion paundësh me pije, drogë si dhe bordello u martua sërish me ish-gruan e tij e cila e la pasi e tradhtoi me prostituta.
38-vjeçari, i quajtur “Lotto lout”, ishte 19 vjeç kur ai fitoi çmimin e parë prej shumë milionë dollarësh në vitin 2002 pasi bleu një biletë vetëm 1 paund.
Por fituesi i llotos, që punonte në Norfolk në kohën e fitores së tij, harxhoi pasurinë e tij në pije, drogë, makina të shtrenjta, pushime dhe orgji seksuale derisa falimentoi pas pak vitesh.
Stili i tij i jetesës së luksit gjithashtu i dha fund martesës së tij me gruan Sandra Aitken, tani 38 vjeç, e cila e akuzoi atë se shkonte me prostituta.
Sidoqoftë, çifti u martua sërish gjatë një ceremonie të dielën e kaluar dhe tani thuhet se po jetojnë një jetë të qetë në Belfast.