Një familje është dhunuar nga 6 persona, të pajisur me shkopa bejzbolli, dy ditë më parë, në qytetin e Kuçovës.
34-vjeçari Arbër Liço, kryefamiljari i shtëpisë së sulmuar, tha se në përpjekje për të mbrojtur familjen e tij duke mbyllur derën ka rënë viktimë e dhunës nga 6 personat e pajisur me shkopat e bejsbollit.
Pasi u larguan nga banesa e familjes Liço, agresorët u kanë thënë “jeni të vdekur”, ndërsa Arbri ka njoftuar policinë ,e cila ka mbërritur në banesën e tij, në lagjen “11 Janari” në Kuçovë.
Pas kësaj, ai ka bërë edhe një kallëzim penal në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, por personat janë shoqëruar vetëm 2-orë dhe janë liruar.