1. Të merreni me aknet në fytyrën e tij/saj
Numri 1 në listën e gjërave që vrasin romancën është kur çifti merret me aknet e njëri-tjetrit. Duhet thënë që disa njerëz e kanë këtë fiksim të çuditshëm dhe marrin kënaqësi por si mund të jetë kjo një paraprijë e një nate pasioni? Nuk ka rëndësi sesa ju bezdisin ato por në vend që t’i prekni ato, thuajani atij dhe lëreni ta bëj vetë atë punë. Mbajini duart tuaja larg fytyrës së tij.
2. Të lësh hapur derën e tualetit
Mund ta pranojmë që në një fazë të avancuar të lidhjes ju jeni më komod me njëri-tjetrin dhe është disi e kuptueshme të lini derën e tualetit hapur, por pse të mos mbani disa gjëra për vete?! Ai s’ka pse ta dijë fare që ju si të gjithë frymorët e tjerë keni nevoja fiziologjike. Pse duhet në fund të fundit?
3. Ngrënia në pjatat/lugët e njëri-tjetrit
Vetëm sepse ju keni porositur një sallatë të shëndetshme në vend të diçkaje tjetër që ju pëlqen shumë, kjo nuk do të thotë se ju duhet të ‘ngacmoni’ ushqimet e të dashurit tuaj. Ndoshta ai nuk e shpreh, por ama të gjithë e dimë se shumica e njerëzve urrejnë kur të tjerët i rrëmbejnë ushqimet nga pjatat e tyre.
4. Të përfundosh fjalitë e tij/saj
Edhe nëse e dini ekzaktësisht se çfarë kërkon të thotë tjetri, mbajeni veten dhe mos përfundoni fjalitë e tij. Nuk ka gjë më të keqe sesa të mos e lësh tjetrin të përfundojë idenë e vet.
5. Të zgjedhësh rrobat e njëri-tjetrit
Nuk ka asgjë të keqe të marrëdh një mendim nga partneri kur dilni për shooping apo kur bëheni gati për një darkë, por përpiquni ta kontrolloni veten për të mos e tepruar. Ai s’është bebi juaj!
6- Të krijosh një profil të përbashkët në Instagram
Ohh! Jooo! Njerëzit do ta urrenin një profil të tillë ku ju publikoni foto dhe momente tuaja të përbashkëta. Mbani profilin tuaj personal dhe lini pak mister mes jush.
7- Ndarja e sekreteve të panevojshme
Partneri juaj mund të të mos jetë dakort që ju diskutoni për të dhe lidhjen tuaj me mikeshat, por ama mos i tregoni atij se çfarë keni biseduar me të. Imagjinoni pak se si ndihet ai në prezencën e tyre, kur e di se ju keni ndarë me ta sekrete intime apo detaje për partnerin tuaj./anabel