• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

S’ka krizë për drejtorin e KESH, tender 840 milion lekë për shesh parkimi

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
S’ka krizë për drejtorin e KESH, tender 840 milion lekë për shesh parkimi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Shqipëria shpall krizën energjitike, drejtori i Korporatës Energjitike bënë tender 840 milion lekë për shesh parkimi të hapur për makinat e zyrtarëve të HEC-it Fierzë. Ky sheshë kushton 300 milion lekë më shumë se sheshi i Portit të Durrësit, ku qarkullojnë mijra makina e pasagjerë.

Drejtori i KESH-it nuk njeh krizë, tender 840 milionë lekë për shesh parkimi e makinave të zyrtarëve të HEC-it Fierzë

Dokument pa koment, për batërdinë, që edhe përballë krizës së pritshme energjetike, po bëhet me të ardhurat e energjisë elektrike, nga kjo kompani shtetërore ku drejtori i administron fondet si buxhet personal; por çudia është, se parkimi për makinat zyrtare dhe 3 mjetet e punës të këtij HEC-i, do kushtojë 300 mijë USD më tepër se sheshi i Portit Durrës, ku parkohen dhjetra automjete e trajlera. Një ditë pasi kryeministri Rama, deklaroi se edhe konsumatori shqiptar do goditet nga kriza e fortë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, drejtori i emëruar prej tij në KESH, Ergys Verdho, ka firmosur një tender të dyshimtë, për rehabilitim sheshi parkimi automjetesh në HEC-in Fierzë.

Ndoshta drejtori i KESH, Ergys Verdho, nga përvoja me tenderët e rrugëve dhe si ish-Drejtor i HEC-it Fierzë ku ka bërë kërdinë me fondet publike, di si t’i kalkulojë investime të tilla edhe, tani që është drejtor fuqiplotë.

Por të bën përshtypje, vlera e lartë për parkingun dhe fakti nëse është nevojë emergjente rehabiltimi i tij, sepse fundja është vend-qëndrim makinash të zyrtarëve e automjeteve të HEC-it Fierzë, dhe jo rehabilitim rruge, dige, portash apo rrjetash nënujore.

Tenderi është me Nr.REF-06633-09-28-2021, publikuar në Buletinin e APP të datës 4 Tetor 2021; me objekt “Sistemimi i sheshit te magazina e re e HEC-it dhe kthimi i këtij sheshi, në parking të mbuluar për automjetet.

Drejtor Ergysi, ka miratuar fondin limit 700 milionë lekë të vjetra pa TVSH, ose 840 milionë lekë me TVSH; ndërkohë që nuk flitet për hapje sheshi e ndërtim parkingu investim i ri, por për rehabilitim sheshi ekzistues, mbi të cilin do vendoset tendë.

Çudia është, se në këtë shesh parkimi që do kushtojë 840 milionë lekë, do parkohen vetëm makinat e zyrtarëve, punonjësve që kanë makina e 3 makina pune të HEC-it; kur shesh parkimi i Portit Durrës ku parkohen dhjetra automjete e trajlera, ka kushtuar 300 mijë USD më pak.

Në mos kryeministri që Ergys Verdhon e ka emëruar si sekser të ministres Balluku; SPAK duhet ta hetojë këtë tender që do bëhet më 18 tetor 2021, si provë e batërdisë korruptive me të ardhurat nga energjia elektrike, që drejtori i KESH, Ergys Verdho, po bën edhe përballë krizës së pritshme energjetike; ndoshta ngaqë e di se faturat i paguan populli./telegrafi

Pas

Vlorë/ U futën për të grabitur, autorët plagosin babë e bir

Para

Harrojeni ta mbani gjallë romancën nëse ~vazhdimisht~ bëni këto sjellje!

Para
55-vjeçarja rrëfen e dëshpëruar: Ende nuk mund ta besoj që bashkëshorti më braktisi për…

Harrojeni ta mbani gjallë romancën nëse ~vazhdimisht~ bëni këto sjellje!

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

nga Fast News
19:10 | 16/09/2025
0

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

nga Fast News
19:07 | 16/09/2025
0

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Recent News

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

19:10 | 16/09/2025
Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

19:07 | 16/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar