• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Mjeku Alimehmeti jep lajmin e mirë për ‘kokteilin me antitrupa’: Mbron nga shtrimi në spital

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Varianti i ri i virusit anglez nuk është i rrezikshëm për Shqipërinë, ja si e shpjegon mjeku Alimehmeti
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mjeku i njohur epidemiolog klinik, Ilir Alimehmeti thotë se antitrupat monoklonalë casirivimab-imdevimab, apo siç u bë e njohur edhe para disa muajsh si “terapia e Donald Trump”, janë shumë efektive për uljen e rrezikut të vdekjes nga Covid-19.

“REGEN-COV është shumë efikas për mbrojtjen nga shtrimi në spital dhe vdekja nga çdo shkak”, shkruan mjeku i njohur.

Postimi i plotë i Ilir Alimehmetit:

✅ Shumë lajm i mire mbi efikasitetin e antitrupave monoklonalë casirivimab-imdevimab!

?? Kombinimi casirivimab-imdebivam (REGEN-COV), të njohur edhe si “terapia e Z. Trump”, është treguar efikas që në vjeshtën e vitit 2020 dhe ka marrë autorizim e përdorimit nga FDA-ja që më 21 nëntor 2020.
? https://www.fda.gov/…/coronavirus-covid-19-update-fda…
❓ Megjithatë, pavarësisht efikasitetit të lartë trajtues të COVID-19, koktaili i anitrupave monoklonalë REGEN-COV është lënë qartësisht në hije edhe pse mund të ishin shpëtuar shumë jetë përmes përdorimit të tij.
?? Të dhënat e studimit të fazës së tretë klinike janë publikuar në prestigjiozen New England Journal of Medicine vetëm më 29 shtator 2021, edhe pse studimi është kryer mbi pacientë të rekrutuar ndërmjet datave 24 shtator 2020 dhe 14 janar 2021.
❗ Pra të dhënat e një efikasiteti kaq të lartë kanë qenë të disponueshme të paktën që në muajin shkurt 2021.
?? Shembull: Italia ka autorizuar përdorimin e REGEN-COV që më datë 06 shkurt 2021.
? https://www.aifa.gov.it/en/uso-degli-anticorpi-monoclonali
? Në detaj janë marrë në studimin e fazës së tretë klinike:
? 1.355 pacientë të trajtuar me 2.400 mg REGEN-COV,
? 736 pacientë të trajtuar me 1.200 mg REGEN-COV,
? 1.341 pacientë të trajtuar me 2.400 mg placebo (grup kontrolli), dhe
? 748 pacientë të trajtuar me 1.200 mg placebo (grup kontrolli).
? Të gjithë pacientët e ndarë në mënyrë rastësore:
? kanë të paktën 1 faktor risku për formë të rëndë COVID-19,
? kanë të njëjtën moshë mediane 48 – 50 vjeç,
? kanë të njëjtën kohëzgjatje të simptomave përpara fillimit të trajtimit (koha mediane 3 ditë).
✅ REZULTATET JANË MBRESËLËNËSE DHE SHUMË TË PRITSHME!
? REGEN-COV është shumë efikas për mbrojtjennga shtrimi në spital dhe vdekja nga çdo shkak:
✅ 71.3% rezultoi efektiviteti i dozës 2.400 mg REGEN-COV;
✅ 70.4% rezultoi efektiviteti i dozës 1.200 mg REGEN-COV.
? REGEN-COV solli zhdukjen e simptomave 4 ditë më herët:
✅ simptomat zgjatën 10 ditë te pacientët e trajtuar me REGEN-COV
✅ simptomat zgjatën 14 ditë te pacientët në grupin e kontrollit.
? REGEN-COV e uli ngarkesën virale më shumë se sa placebo:
✅ – 0.71 log10 kopje / ml te pacientët e trajtuar me 1.200 mg REGEN-COV,
✅ – 0.86 log10 kopje / ml te pacientët e trajtuar me 1.200 mg REGEN-COV.
? TJETËR REZULTATI MBRESËLËNËS ËSHTË PROFILI I SIGURISË!
✅ Efektet anësore ishin më pak se sa në grupin e kontrolli:
? 4.0% në grupin e kontrollit,
? 1.3% në grupin e trajtuar me 2.400 mg REGEN-COV. dhe
? 1.1% në grupin e trajtuar me 1.200 mg REGEN-COV.
? Pra miqtë e mi, REGEN-COV (casirivimab-imdebivam) kanë efikasitet tejet të lartë dhe profil sigurie shumë të mirë.
⁉ Nënpërdorimi i tij në shkallë globale, edhe pse është i autorizuar nga FDA-ja, patjetër ka sjellë shumë humbje jete të evitueshme si edhe ngarkesë spitalore gjithashtu të evitueshme.
? Nga ana tjetër, duhet të pranojmë se koktaili casirivimab-imdebivam nuk duhet konsideruar si zëvendësues i vaksinës, pasi parandalimi gjithnjë është më i mirë se sa trajtimi, por në rastet kur parandalimi dështon patjetër duhet të kemi gati linjën e dytë të trajtimit të pacientëve në risk

Pas

Për*hunoi për 3 vite me radhë të bijën e mitur, ‘shpëton’ me 8 vite burg 51-vjeçari nga Kurbini

Para

Me çfarë do përballet bota në të ardhmen? “Financial Times”: Këtë shekull parashikohet të arrijë “kulmi i popullatës njerëzore”

Para
Me çfarë do përballet bota në të ardhmen? “Financial Times”: Këtë shekull parashikohet të arrijë “kulmi i popullatës njerëzore”

Me çfarë do përballet bota në të ardhmen? “Financial Times”: Këtë shekull parashikohet të arrijë “kulmi i popullatës njerëzore”

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

nga Fast News
22:31 | 12/11/2025
0

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

nga Fast News
09:30 | 12/11/2025
0

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

nga Fast News
09:00 | 12/11/2025
0

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën,  cilësia “çelësi” për në BE

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën, cilësia “çelësi” për në BE

nga Fast News
08:30 | 12/11/2025
0

Recent News

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

22:31 | 12/11/2025
Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

09:30 | 12/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar