Një nga ish-konkurentet e “Përputhen +40” Gilberta Simoni, ka treguar së fundmi arsyen e ndarjes nga Ilir Lara.
Mësuesja nga Lushnja tha se nuk e kishte menduar kurrë fundin e lidhjes, por shkëputja ishte e menjëhershme dhe e befasishme.
“Filloi një lloj distance dhe unë nuk e doja. Po e shihja, e lashë të lirë. Nuk i di tamam problemet që ai kishte. Unë i nisa një mesazh dhe i thashë duhet të jesh më tepër prezent. Mund të rrinim tërë ditën pa folur, vetëm një mesazh në darkë ‘Natën e mirë’. Më vjen keq, por kaq nuk mjafton. Pas mesazhit tim, ai nuk u përgjigj edhe ne nuk folëm më. Nuk kërkoi asnjëherë të fliste me mua por ka folur me publikun në Instagramin e tij”, tregoi Gilberta.
Ajo tha se pas ndarjes Iliri e ka ofenduar te njerëzit dhe i kërkoi publikisht të mos e bëjë më.
“Më la shije të keqe sepse bëhet fjalë për ofeza, ndërkohë që unë nuk e kam ofenduar asnjëherë. Unë nuk i shkruajta më, nuk këmbëngula më dhe kaq . Dua vetëm t’i them diçka Ilirit nga ekrani. Të lutem mos më ofendo më te njerëzit. Nëse ke diçka mund të ma thuash mund drejtpërdrejtë”, shtoi ish-konkurrentja.