Ministria e Arsimit shtyhu me një javë nisjen e vitit të ri akademik për shkak të moskoordinimit me rektorët sa i përket organizimit për pranimin e studentëve në auditore. Vaksinimi është detyrim dhe shifrat e munguara të studentëve të vaksinuar, bëri që autoritetet t’u japin atyre më tepër kohë.
Këtë mëngjes edhe kryeministri Rama ka bërë thirrje për t’u vaksinuar pasi sipas kreut të qeverisë, ky është një detyrim moral për të gjithe shoqërinë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama u thotë studentëve që duhet të shfrytëzojnë javën e vaksinimit masiv mes datave 11-17 tetor.
“MIRËMËNGJES dhe me inkurajimin ndaj çdo studenteje e studenti që nuk është vaksinuar ende, që të shfrytëzojë “Javën e vaksinimit masiv të studentëve” mes datave 11-17 tetor në fakultetin ku studion, si rrugën për të hyrë në auditor me të tjerët dhe njëkohësisht si një detyrim moral e përgjegjësi qytetare në mbrojtjen e shëndetit të gjithësecilit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.