• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Njohja me dashurinë e jetës: ‘I dërgova gabimisht një mesazh në Facebook’

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle
0
Për herë të parë “Të dua”? Ja kush duhet ta thotë i pari
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Kur Joe ishte në universitet në 2010-ën, shoku me të cilin ndante shtëpinë i hapi një adresë Facebook-u në shaka e sipër.

“Ai shtonte njerëz rastësorë si miq në llogarinë time. Mendoja se ishte budallallëk, sepse më bënte mua të dukem si i vetmuar”, thotë Joe.

Një ditë, shoku i tij i dërgoi kërkesë miqësie Beth-it, e cila e pranoi.

“Pashë që Joe ishte nga Devizes në Wiltshire, që ishte vend afër meje, kështu që supozova se e njihja nga ndonjë mbrëmje që kam dalë”.

Ata nuk folën kurrë dhe Beth shpejt harroi gjithçka. Joe nuk e kishte idenë se ajo ishte në listën e miqve të tij deri në prill të 2014-ës, kur ajo e kontaktoi rastësisht.

“Isha duke u organizuar për të takuar një mik dhe ia dërgova mesazhin personit të gabuar. Joe më shkruajti për të më thënë se kisha bërë një gabim.”

Ata filluan një bisedë dhe u përpoqën të kuptonin se nga njiheshin me njëri-tjetrin.

“Asnjëri prej nesh s’e mbante mend tjetrin. Nuk e kemi kuptuar se çfarë ndodhi deri pas disa vitesh”, thotë Joe teksa qesh me historinë.

Edhe pse nuk e dinin se nga njiheshin, ata vazhduan të bisedonin online. Joe thotë se “kishte diçka në sensin e saj të humorit”, kështu që e ftoi për t’u takuar. Disa ditë më vonë ata u takuan në një stacion treni, para se të darkonin.

“Gjithçka dukej kaq e thjeshtë dhe e lehtë mes nesh. Ai dukej vërtet i kujdesshëm”, thotë Beth.

Dyshja u takuan disa herë gjatë ditëve të ardhshme, para se ai t’i tregonte Beth për planet e udhëtimit.

“Unë jam një muzikant dhe kam vendosur të udhëtoj në Cefalonia për verën dhe të luaj muzikë në bare dhe restorante,” i thotë ai teksa shton se “aty mendoi se do ta humbte përgjithmonë”.

Ata folën për mundësitë e bashkimit dhe të nesërmen Beth dërgoi një mesazh për të konfirmuar që ajo donte të vinte. Ajo kishte kursyer disa para, la punën e saj si kuzhiniere e mëngjesit në një hotel dhe ata filluan të bënin planet për të udhëtuar së bashku.

Ndërsa ishin njohur vetëm prej pak ditësh, ky lajm për familjarët e secilit ishte një sfidë.

“Mamaja ime donte ta takonte para se të largoheshim dhe në thelb përfunduam duke i dhënë asaj një intervistë”, thotë Joe duke buzëqeshur.

Ndërsa nëna dhe njerku i Beth ishin relativisht të qetë për këtë, ajo e dinte që babai i saj nuk do të ishte i lumtur. Kështu ajo ia tha të atit se e njihte Joe fillimisht nga puna në hotel, por edhe kur i tha të vërtetën pas ca vitesh, ai e mori me sportivitet, ndoshta sepse tani e njihte mirë Joe-n.

Ata kaluan muajt e ardhshëm duke vizituar Cefalonia, para se të udhëtonin nëpër Evropë. Beth e kujton si një nga periudha më të bukura të jetës së saj. Dyshja u kthye në Wiltshire dhe të dy gjetën një shtëpi për të bashkëjetuar.

Në vitin 2016, ata u kthyen në Cefalonia për pushime, ku Joe i propozoi. Çifti u martua verën tjetër në një fshat të quajtur Rowde. Për muajin e mjaltit, ata udhëtuan 3 muaj nëpër Europë.

Tre vjet më parë, Beth ndryshoi karrierën dhe tani i përgjigjet telefonatave të urgjencës një kompani që ndihmon të moshuarit të qëndrojnë të sigurt në shtëpitë e tyre. Në pamundësi për të kryer muzikë gjatë pandemisë, Joe punon si recepsionist dhe ka një kanal në YouTube kushtuar punimeve të drurit dhe udhëtimit. Ata u transferuan në shtëpinë e tyre të re në Littleton Panell në fillim të vitit, me qenushin, Hans.

Joe beson se gruaja e tij është personi më vetëmohues që ka takuar ndonjëherë.

“Edhe në momentet e saj më të këqija, ajo ende mendon për të tjerët. Puna e saj është e përshtatshme dhe pacientët e duan pafund. Ajo ndriçon ditën e të gjithëve.”

Beth, ndërkohë, e do aftësinë e Joe për të pasur sukses në çdo situatë.

“Asgjë nuk është shumë e vështirë për të. Ai mund të arrijë çdo gjë që mendon dhe nuk më zhgënjen asnjëherë. Ne qeshim së bashku në gjithçka që bëjmë.”/anabel

Pas

Bllokimi global/ Ekspertët detajojnë arsyet, rënie drastike e aksioneve të Facebook, Instagram e WhatsApp

Para

Mbi 15 plumba ndaj Ardian Çollakut dhe Lulzim Bitrit, shënjestrat udhëtonin me makinë të blinduar! Autorët pritën momentin kur …

Para
U ekzekutua në Elbasan/ Identifikohet viktima, kush është 50-vjeçari me precedent penal (EMRI)

Mbi 15 plumba ndaj Ardian Çollakut dhe Lulzim Bitrit, shënjestrat udhëtonin me makinë të blinduar! Autorët pritën momentin kur ...

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

nga Fast News
19:10 | 16/09/2025
0

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

nga Fast News
19:07 | 16/09/2025
0

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Recent News

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

19:10 | 16/09/2025
Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

19:07 | 16/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar