Babai i Aldi Ramës, Rufani, ka dhënë ditën e sotme një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, ku ka hedhur akuza të forta ndaj ambulancës në Lezhë.
“Ambulanca ka vonuar, duhej të vinte për 10 minuta dhe ka bërë 1 orë”. Kështu u shpreh sot babai i Aldi Ramës, Rufan Rama, teksa fliste për ngjarjen e rëndë të pak ditëve më parë.
Teksa u shpreh se kishte disa vite pa e parë djalin e tij, Rufani tha se hoxha në varrim i kishte thënë që nuk ishte mirë ta shikonte.
“Kisha 3 vite pa e parë djalin, nuk donin të më linin ta shihja. Hoxha më tha nuk është mirë ta shohësh. Djali im ishte i dhunuar, zvarrë e kanë tërhequr? Ambulanca ka ecur me 10km/h, ka vonuar për t’i dhënë ndihmën e duhur”, tha Rufani.