Këngëtarja Fjolla Morina është rikthyer në rrjete sociale që pas daljes nga paraburgimi, pasi u dënua me gjashtë vite burg nga Gjykata e Kukësit, për “trafikim të armëve dhe municioneve” në Shqipëri.
Ajo publikoi në llogarinë e saj në “Instagram” një foto me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor. Në të, këngëtarja shihet së bashku me vajzën e dytë, Alayah, e cila nis klasën e parë.
Fjolla zgjodhi një kostum të bardhë për këtë ditë të rëndësishme të vajzës së saj, së cilës i bëri një dedikim: “Një fillim i ri sot për ty vajza ime e vogël. Jam shumë krenare me ty! Suksese për ty dhe për të gjithë fëmijët anë e kënd botës!”.
Por ndërkohë që ka fituar lirinë pas një arrestimi që avokati i saj e konsideroi çnjerëzor, duket se Fjolla ka humbur bashkëshortin Fisnik Syla, pasi po flitet se mund t’i kenë dhënë fund martesës. Biznesmeni ka fshirë të gjitha fotot nga profili i tij në “Instagram” dhe nuk e ndjek më vajzën e madhe të Fjollës, Ledianën dhe anasjelltas.
Çifti u martua në një ceremoni private në Maldive, ku i thanë “Po” përgjithmonë njëri-tjetrit. Megjithatë, duket se mes tyre kanë lindur disa probleme që sipas burimeve pranë tyre kanë të bëjnë me ca borxhe të Fisnikut dhe që i kanë detyruar të ndërpresin kontaktet.
Telashet për këngëtaret Fjolla Morina duket se nuk kanë fund. Pasi u arrestua në kufirin Kosovë-Shqipëri për armëmbajtje pa leje, duke u dënuar me 6 vjet burg, duket se martesës me biznesmenin 12 vite më të ri i ka ardhur fundi.
Burime të sigurta në Kosovë bënë me dije se këngëtarja është ndarë nga biznesmeni Fisnik Syla, pak kohë pas celebrimit në martesë gjatë një dasme luksoze të organizuar në Maldive.
Të njëjtat burime thanë pak muaj më parë se Fjolla ishte shtatzënë dhe mund të ketë abortuar fëmijën, pavarësisht se ajo nuk e kishte konfirmuar asnjëherë se ishte në pritje të ëmbël.
Bëhej me dije se aborti është kryer pasi tashmë ish-bashkëshorti i saj ka përfunduar në borxhe, realitet me të cilin u njoh fillimisht pas ceremonisë luksoze, udhëtimeve dhe blerjeve të shtrenja nga ai. Më pas filluan t’í rregullonin marrëdhëniet, por duket se tani janë ndarë përfundimisht.
Ndërkohë që mediat e Kosovës e kanë publikuar këtë lajm nga burime të sigurta. Megjithatë, ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur ekzaktësisht pasi nga këngëtarja dhe biznesmeni nuk ka asnjë deklaratë apo reagim të qartë.
Fjolla Morina dhe Fisnik Syla u kthyen në fokus të medias pak kohë, pasi në vend të postimeve të shumta që bënin, rrjetet e tyre sociale i kaploi heshtja. Atëherë patën një ndarje që zgjati pak dhe tashmë historia përsëritet, por me pak shanse për rikthim kësaj here.
Që prej urdhërarrestit ndërkombëtar për ekstradimin e Fjollës në Shqipëri ku duhet të vuajë dënimin me burg, çifti nuk ndiheshin më. Po ku ishin Fjolla dhe Fisniku, ndërkohë që përfliteshin për ndarje? Nga fotoja e fundit e përbashkët para arrestimit të Fjollës, mendohej mund të jenë jashtë vendit.
Edhe pse nuk e zbuluan vendin, lihej të kuptohet që ishin në Belgjikë, por secili në punë të vet. Ndërkohë që këngëtarja e kishte të vështirë të kalonte kufijtë në situatën në të cilën gjendej, duket se tani jeta private është në ditët më të këqija edhe pse ajo me postimet që bën përpiqet të tregojë se ndjehet mirë dhe single.
Këngëtarja, e cila prej muajsh ishte në kërkim nga policia shqiptare, u komentua pasi mori propozimin për martesë, nga Fisnik Syla. Ata udhëtuan drejt ishujve Maldive me njëri-tjetrin dhe në vendin magjik ai i bëri një propozim për martesë.
Në një pishinë ishte shkruar me petale trëndafili të kuq “Fjolla të dua! A do martohesh me mua?”. Pasi e mori Fjollën për dore për t’i zbuluar surprizën, Fisniku iu ul në gjunjë këngëtares me një unazë diamanti për t’i propozuar. Sigurisht, ajo nuk i rezistoi një propozimi të tillë.
“Dhe unë thashë ‘PO’. Zyrtarisht të martuar”, shkruante Fjolla përkrah postimeve. Foto dhe video nga momenti magjik ndanë me ndjekësit në rrjete sociale të dy.
Bashkë me lajmet e ceremonisë u fol se këngëtarja ishte shtatzënë, por të dy e shmangën si çështje. Fjolla ndërkohë është nënë e dy vajzave nga dy marrëdhënie të ndryshme, ndërsa lidhja e saj me Fisnikun u shoqërua me deklarata të forta nga ish-bashkëshortja e tij.
Këngëtarja i shprehu publikisht dashurinë biznesmenit Fisnik Syla përmes një mesazhi në ‘Instagram’, ku shkruante se, “Thonë që në dashuri fiton kush ikën”. Nuk është e vërtetë. Në dashuri fiton ai/ajo që rri. Dashuria nuk është e lehtë! Në dashuri duhet të dish të ndash dhimbjen, pasionin, vuajtjet. Ndonjëherë dashuria vë në dyshim gjithçka që ti ke besuar, por kur dashuria është e vërtetë, atëherë ajo është në gjendje të superojë çdo vështirësi, çdo pengesë sepse dashuria fiton mbi gjithçka. Ne në çdo pengesë fituam njëri-tjetrin. Të dua!”.
Por nuk vonoi dhe mediat zbuluan se biznesmeni ka qenë i martuar dhe është baba i dy fëmijëve. Madje, ish-gruaja e tij mban ende foto të Fisnik Sylës dhe fëmijëve në rrjetet sociale.
Sipas tyre disa prej fotove janë të muajit gusht, periudhë kur thuhet se Fjolla Morina nisi lidhjen me biznesmenin. Gjithashtu, bashkëshortja e tij pohoi faktin që Fjolla Morina i prishi familjen dhe sipas saj martesa e tyre zgjati 10 vite duke u përfunduar për shkak të lidhjes së Fisnik Sylës me këngëtaren.
“Atyre që deshën shkatërrimin e familjes, marrshin nga jeta atë që e meritojnë!”, tha mes të tjerash ajo, duke shtuar se “njeriu qenka më i fortë se guri”.
Nisur nga lajmet e fundit se Fjolla tashmë është ndarë nga Fisniku për shkak se ai është i zhytur në borxhe, komentuesit shkruajnë se kjo është karma dhe se Fjollën e mallkoi ish-gruaja e Fisnikut.
Edhe pse fillimisht Fjolla u përpoq ta tejkalonte çështjen e borxheve dhe problemeve të tij me paratë, duket se nuk e ka përballuar dot që të jetojë me një burrë që nuk i ofron gjë. /Panoramaplus.al