• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Vjen në Shqipëri pajisja që nuk njeh askënd dhe kap shkeljet rrugore, ja sa shkelje u shënuan në një orë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Vjen në Shqipëri pajisja që nuk njeh askënd dhe kap shkeljet rrugore, ja sa shkelje u shënuan në një orë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në akset rrugore do të vendosen pajisje inteligjente, që monitorojnë 24/7 lëvizjen e automjeteve në rrugë, duke regjistruar shpejtësinë, targën e mjetit si dhe zbatimin e rregullave të tjera si vendosjen e rripit të sigurisë, apo përdorimin e celularit në timon etj. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ndoqi funksionimin e kësaj pajisjeje inteligjente në një nga segmentet rrugore që lidh Tiranën me Elbasanin. Me këtë rast apeloi përdoruesit e  mjeteve të zbatojnë rigorozisht rregullat e qarkullimit, pas kjo pajisje “nuk njeh mik!”

“Kjo pajisje është në fakt teknologjia e fundit që përdoret sot në vendet perëndimore, pajisje që kap në mënyrë të pandërprerë të gjitha shkeljet që ndodhin në një segment rrugor të caktuar në 4-6 korsitë, nëse do të kemi rrugë me 6 korsi. Është një pajisje që punon në mënyrë të pavarur, ditën dhe natën, që nuk ka asnjë ndikim njerëzor apo subjektiv të gjykimit të shkeljes. Në mënyrë automatike e regjistron shkeljen dhe e çon në kohë reale në qendrën e përpunimit që ndodhet në Drejtorinë e Policisë Rrugore. Është një pajisje e cila mund të lëvizë lehtësisht në të gjitha segmentet rrugore”, tha ministri Çuçi.

Sipas tij, vetëmnë një orë që ka qenë këtu, pajisja ka regjistruar 305 raste shkeljesh të përdoruesve të mjeteve.

 

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

 

“Të dashur përdorues mjetesh, kjo është një aparaturë që nuk të krijon mundësinë që t’i shpëtosh shkeljes, pavarësisht se mund të njohësh ministrin, kryeministrin, deputetin apo këdo qoftë. Kjo është një mënyrë krejtësisht automatike dhe gjoba do të vijë në bazë të regjistrimit të targës, që bëhet nga aparatura, me foto dhe me video, do t’ju vijë në shtëpi, aty ku keni deklaruar dhe adresën, ku keni regjistruar mjetin tuaj. Tashmë nuk ka më mik! Është vetëm kjo aparaturë, punon ditën-natën, punon kudo, në çdo segment rrugor lehtësisht dhe përpunon lehtësisht të gjithë shkeljen dhe gjobën si rezultat i shkeljes, në mënyrë të pavarur, pa asnjë ndikim njerëzor”, u shpreh ministri Çuçi.

Më tej, ministri paralajmëroi shtetasit që shkelin në mënyrë të përsëritur rregullat e qarkullimit, se mund të rrezikojnë heqjen e patentës, sipas ndryshimeve të bëra në Kodin Rrugor. Drejtori, Ardi Veliu, tha se gjoba iu dërgohet shoferëve kundravajtës brenda 30 ditëve nga konstatimi përmes Postës Shqiptare.

“Kjo na e jep në video, në foto çdo drejtues automjeti, jep location, targën e mjetit, kohën reale kur ka qenë shkelja. Fotot janë me infra, janë për natën, për ditën, kap deri në gjashtë korsi. Pajisja do të jetë 24 orë aktive. Identifikimi bëhet nëpërmjet targës, gjejmë adresën e pronarit të mjetit, dhe ia dërgojmë gjobën së bashku me fotografinë e kundërvajtësit, me ditën, orën, vendin ku është konstatuar shkelja. Ne kemi detyrimin të bëjmë njoftimin me postë brenda 30 ditësh”, tha Veliu.

Pas

Rikthimi i normalitetit në shkolla, mesazhi që u shpërndahet mësuesve: Kujdes…

Para

Dogji gruan me acid/ Shqiptari në Francë dënohet me 20 vite burgim dhe dëbim pas dënimit

Para
Ndodh në Tiranë, rekrutojnë të miturat për ‘misse’, pastaj i dërgojnë në klube nate në Kosovë 

Dogji gruan me acid/ Shqiptari në Francë dënohet me 20 vite burgim dhe dëbim pas dënimit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

SHBA pezullon nga 21 janari përpunimin e vizave të emigrimit për 75 vende, përfshirë Shqipërinë

SHBA pezullon nga 21 janari përpunimin e vizave të emigrimit për 75 vende, përfshirë Shqipërinë

nga Fast News
20:37 | 14/01/2026
0

KE pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes

KE pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes

nga Fast News
18:00 | 14/01/2026
0

Guvernatori Sejko flet nga Vjena për monedhën digjitale: Kërkon qasje të kujdesshme

Guvernatori Sejko flet nga Vjena për monedhën digjitale: Kërkon qasje të kujdesshme

nga Fast News
17:52 | 14/01/2026
0

Deklarata e Ramës: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para

Deklarata e Ramës: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para

nga Fast News
17:46 | 14/01/2026
0

Recent News

SHBA pezullon nga 21 janari përpunimin e vizave të emigrimit për 75 vende, përfshirë Shqipërinë

SHBA pezullon nga 21 janari përpunimin e vizave të emigrimit për 75 vende, përfshirë Shqipërinë

20:37 | 14/01/2026
KE pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes

KE pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes

18:00 | 14/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar