Aktori i njohur Gent Zenelaj në një intervistë për “Ora Neës” tregoi për kushtin që i kishte vendosur Ermal Mamaqit për të marrë pjesë në filmat e tij.
Ai u pyet nëse i kishte ardhur një ftesë nga vetë Ermali.
“Ka ardhur, po unë Ermalit i kam vënë një kusht: Do të luajmë të tre aktorët kryesorë. Nëse Ermal Mamaqi bën një film, ku do jemi të tre aktorë kryesore të ish- grupit “TheShblsh” do marr pjesë” -shprehet aktori.
Mund të themi që është një dëshirë e madhe e publikut për t’i parë bashkë sërish. Ai ka rrëfyer dhe momentin më komik të mikun e tij Agron Llakaj.
“Goni ka një histori shumë të lezetshme, na e tregonte me gallatë. Ishin disa vajza dhe djem në rrugë, dhe më thanë: “A do bëjmë një foto?”Po unë ngaqë isha person publik mendoja se donin të bënin foto me mua dhe u futa mes tyre, por ato donin që unë t’ju bëja atyre foto”- tregoi mes të qeshurave Gentian Zenelaj, për mikun dhe kolegun e tij Agron Llakaj.