• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

I riu grindet me të dashurën për punët e shpisë, e kërcënon: Do të shkatërroj gjithë pasurinë e prindërve të tu

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
I riu grindet me të dashurën për punët e shpisë, e kërcënon: Do të shkatërroj gjithë pasurinë e prindërve të tu
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Deri ku mund të shkojnë justifikimet për dhunën ndaj partneres? Deri aty sa një i ri që kishte vendosur të bashkëjetonte, fajësoi të dashurën se nuk dinte të dallonte debatin verbal nga dhuna fizike. Apo përballimin e përgjegjësive në një lidhje…

Një dosje e vendosur në dispozicion nga policia, tregon se si një vajzë e re, pasi u grind me të dashurin me të cilin mori një shtëpi me qira pranë zonës së Liqenit, fillimisht e akuzoi atë se i kishte vjedhur banesën e prindërve, ku ai kishte marrë sipas saj disa bizhuteri.





Por kur policia shkoi në vendin ku jetonte i riu, përveç shkopinjve të bejsbollit dhe një thike, nuk gjeti asgjë tjetër të dyshimtë. Pas këtij çasti, ishte radha e të riut A.T., që të ngrinte akuza ndaj vajzës me prejardhje nga Korça. Ai i hodhi poshtë të gjitha dyshimet, duke thënë: “Nuk është e vërtetë që kam vjedhur shtëpinë e të dashurës. Nuk është e vërtetë që e kam dhunuar”.

Madje, A.T., sipas drejtorisë vendore, arrin deri aty sa ankohet për të.

“Ne të dy kemi pasur marrëdhënie të mira dhe asnjëherë nuk ka degraduar me dhunë. Debatet kanë qenë si çdo çift që jeton, për punët e shtëpisë, gatimin dhe mirëmbajtjen. Bënim debate të tipit, më mirë të kisha pajtuar një pastruese, vinte pastruesja i bënte të gjitha dhe e dashura nuk prekte asgjë me dorë.

Më kishte bërë përshtypje kjo gjë dhe kjo papërgjegjshmëri e saj, ne ishim në bashkëjetesë dhe po e njihja dhe disa herë ia kisha vënë në pah shqetësimin”.

I ndodhur në këto grindje, i riu tregon se e dashura u kthye tek prindërit dhe për ta lënë që të reflektonte, ai për disa javë nuk e telefonoi qëllimisht. Policia e pyet të riun se përse e mbante thikën në banesë dhe a është ajo një armë e ftohtë?

Ai përgjigjet: “Është thikë antike e kam blerë në SHBA dhe konsiderohet relike, pasi është përdorur në luftën e Vietnamit. Kurse dy shkopinjtë e bejsbollit i mbaj, sepse luaj shpesh nga liqeni dhe se kam qenë në ekipin e moshave të bejsbollit në Nju Jork”.

Por ndërkohë, e reja insistoi se kur u largua prej tij, ai e kërcënoi: “Do të shkatërroj të gjithë pasurinë që kanë prindërit e tu”.

E reja pretendon se në banesë ishin disa kuti me bizhuteri të shtrenjta, të cilat dikush i ikishte boshatisur dhe që sipas saj, nuk mund të ishte askush tjetër, veç të dashurit me të cilin ajo u grind.

E reja e përshkroi atë sipas dosjes si një individ që kishte ushtruar dhunë, por që nuk e kishte kallëzuar me shpresën se ai do ndryshonte dhe do zbutej me kalimin e kohës./Si/

Pas

Doni të punoni jashtë? Ju ndihmon ‘ALMA’!

Para

Tragjike/ 15-vjeçarja vdiq nga virusi në ditën që do të vaksinohej 

Para
Tragjike/ 15-vjeçarja vdiq nga virusi në ditën që do të vaksinohej 

Tragjike/ 15-vjeçarja vdiq nga virusi në ditën që do të vaksinohej 

Të Gjitha

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

nga Fast News
10:00 | 26/07/2025
0

Pse u bë me detyrim sigurimi i banesave? Ja sa sigurohemi aktualisht

Pse u bë me detyrim sigurimi i banesave? Ja sa sigurohemi aktualisht

nga Fast News
09:15 | 26/07/2025
0

Toka po rrotullohet më shpejt këtë verë, si ndikon kjo në jetët tona

Toka po rrotullohet më shpejt këtë verë, si ndikon kjo në jetët tona

nga Fast News
08:45 | 26/07/2025
0

5 taktika për të blerë më lirë

5 taktika për të blerë më lirë

nga Fast News
08:15 | 26/07/2025
0

Recent News

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

10:00 | 26/07/2025
Pse u bë me detyrim sigurimi i banesave? Ja sa sigurohemi aktualisht

Pse u bë me detyrim sigurimi i banesave? Ja sa sigurohemi aktualisht

09:15 | 26/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar