• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Media sociale po shkakton probleme nervore, simptoma të ngjashme me sindromën e rrallë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle
0
Media sociale po shkakton probleme nervore, simptoma të ngjashme me sindromën e rrallë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Mjekët në të gjithë botën kanë vënë re gjatë vitit të kaluar një rritje të pazakontë të çrregullimeve të tikut nervor, të ngjashme me sindromën Tourette, që prek sistemin nervor të njeriut.

Në platformën e videove TikTok, shfaqen shumë kafshë shtëpiake të talentuara, konkurse vallëzimi dhe kohët e fundit, shumë video në lidhje me sindromën Tourette.

“Tourette” është një gjendje neurologjike që i detyron njerëzit të bëjnë tinguj të padëshiruar dhe lëvizje të përsëritura në formën e tikut nervor. Krijuesit e TikTok-ut kanë rritur ndërgjegjësimin rreth këtij sindromi. Videot me hashtag “tourettes” janë parë mbi 4 miliardë herë. Por popullariteti i tyre mund të ketë pasoja të padëshiruara.

Në vjeshtën e vitit 2020, doktoreshë Tamara Pringsheim dhe kolegët e saj vunë re diçka të pazakontë në klinikën e tyre në Alberta, të Kanadasë.

“Po na vinin deri në 17 raste në javë me të rinj që kishin zhvilluar papritur sjellje të ngjashme”, thotë neurologia Tamara Pringsheim.

Sindroma Tourette është gjenetike. Meshkujt preken më shpesh me tikun nervor që shfaqet zakonisht në fëmijërinë e hershme dhe rritet me kalimin e viteve.

“Ndërsa tek fëmijët, kryesisht vajzat, kulmi arrihet brenda një, dy ose vetëm pak ditësh”, thotë neurologu Davide Martino.

Mjekët dyshojnë se kjo valë mund të jetë shkaktuar nga diçka. Nisur nga sugjerimi i vajzës së saj adoleshente, Dr. Pringsheim pa disa video në TikTok.

“Kur nisa të shoh disa nga videot kuptova se kam pesë raste fëmijësh që kanë saktësisht këtë tik nervor. Një vajzë më tha se i filloi vetëm pasi kaloi tërë natën duke parë këto video në TikTok”, thotë doktore Pringsheim.

Gjatë vitit të kaluar, disa klinika në Angli, Australi, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara kanë raportuar një fenomen të ngjashëm.

“Tiku nervor fillon përgjithësisht me lëvizje të mëdha motorike, si p.sh. në formën e goditjeve, gërvishtjeve, ose tundjen e krahëve”, thotë psikologu John Piacentini.

Videot mund të veprojnë si një model për njerëzit që janë të ndjeshëm për shkak të faktorëve të tjerë, thotë John Piacentini, i cili viziton pacientë në Los Anxheles.

“Shumë nga fëmijët me këtë tik nervor, raportojnë nivele mjaft të larta të depresionit dhe ankthit. Dhe shumë prej tyre mund të jenë të lidhura me pandeminë”, thotë doktor Piacentini.

Dhe megjithëse disa nga videot përdorin humorin, të jetosh me një çrregullim të tillë mund të jetë shumë sfiduese.

“Kam pasur pacientë që kanë braktisur shkollën, kanë braktisur kolegjin, dhe lanë punën. Niveli i dëmtimit ka qenë shumë i lartë, më i lartë se shumë nga pacientët e mi me sindromën Tourette”, thotë doktore Pringsheim.

Për këtë sindromë ekzistojnë ende shumë të panjohura dhe kërkimet sapo kanë filluar.

Por ndërsa mjekët po shqyrtojnë qasjet më të mira për kurimin, hapi i parë duket i qartë.

“Gjëja e parë që duam të bëjmë është që të shkëputen për ca kohë nga mediat sociale”, thotë doktor Piacentini.

Rekomandimi i ekspertëve për njëri-tjetrin është të shqyrtojnë më nga afër mediat sociale. Një studim nga Universiteti i Çikagos del në përfundimin se: “Njohja e përmbajtjes së mediave është thelbësore për menaxhimin e pacientëve në mjedisin ku jetojmë”./voa/

Pas

Co*id-19 drejt fundit?! Një lloj i ri ilaçi ka përgjysmuar vdekjet shtrimet në spital

Para

Megaoperacioni/ 330 të arrestuar në 27 vende, angazhohen 11 mijë policë

Para
Megaoperacioni/ 330 të arrestuar në 27 vende, angazhohen 11 mijë policë

Megaoperacioni/ 330 të arrestuar në 27 vende, angazhohen 11 mijë policë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

nga Fast News
09:18 | 17/09/2025
0

Recent News

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025
Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

09:33 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar