Në prag të largimit, kancelarja gjermane Angela Merkel dhuroi një nga skenat më humoristike të fushatës elektorale.
Pak para zgjedhjeve të përgjithshme të dielën, Gjermania e pa udhëheqësen e saj prej 16 vitesh, në një mënyrë që rrallë e kishte bërë më parë.
Gjatë vizitës së saj në Parkun e Zogjve Marlow, Merkel ushqeu një tufë të tërë Loris, një specie papagalli australian, dhe u kafshua nga një prej tyre.
Ajo nuk u pengua aspak nga ky incident.
Kujtojmë se një epokë do të përfundojë në Gjermani të dielën e ardhshme. Angela Merkel, e lindur në RDGJ, ka qenë Kancelare Federale e Republikës Federale të Gjermanisë që nga Nëntori 2005.