Beyonce Knowles është një nga ikonat e muzikës në mbarë botën.
Dikur pjesë e grupit Destiny’s Child, tashmë ajo është dhe bashkëshortja e reperit të njohur Jay-Z me të cilin ka 3 fëmijë.
Ndërkohë në 40 vjetorin e saj të festuar së fundmi, diva i ka bërë vetes një dedikim.
Beyonce shprehet se për herë të parë në jetën e saj ajo ka një kuptim sesa e brishtë është vërtetë jeta dhe sipas saj duke parë vështirësitë e jetës kuptojmë dhe sa e rëndësishme është ajo.
Këngëtarja me famë botërore shprehet se tashmë e ndjen se është rritur dhe është mirënjohëse për këtë.
“Ky është viti i parë që unë e kuptoj vërtet se çfarë do të thotë të jesh gjallë dhe të jetosh momentin. Është hera e parë që unë mundem të kem një kuptim sesa e brishtë është vërtetë jeta, sa e vështirë mund të jetë ajo ndonjëherë dhe për këtë arsye, sesa e rëndësishme është të ndalesh dhe të nuhasësh trëndafilat në kohët e mira. Mendova se e dija atë kur isha 21 ose 30 vjeçe … por nuk e dija. Unë jam shumë mirënjohëse që jam RRITUR! Kjo ka qenë absolutisht më e mira që kam ndjerë në jetën time”, ka shkruar Beyonce.