Ditën e djeshme moderatorja Bora Zemani dhe ish-konkurenti i “Përputhen” Atdhe Xharavina ishin kryefjala e medias rozë.
Kjo pas publikimit të një videoje ku dyshja shihen së bashku.
Prej kohësh flitet se mes tyre ka një lidhje dashurie dhe pamjet u morën si një kapje “mat” për të vërtetuar dyshimet.
Më herët Atdheu ka shprehur hapur simpatinë që ka ndaj Bora Zemanit.
Shpesh herë ai është ngacmuar dhe pyetur në lidhje me të apo pyetja më e shpeshtë është: A je në një lidhje me Borën?
Gjë të cilën ai e ka mohuar, madje është shprehur që është i dashuruar momentalisht (pa zbuluar personin në fjalë).
Pasi video u bë virale nuk kemi pasur ndonjë reagim nga Atdheu, por vet Bora ka reaguar ditën e sotme. Përmes një story ajo ka thënë se kjo video është e vjetër dhe është realizuar gjatë turit të ‘’Për’puthen’’ në Shkodër.
‘’Meqë më kanë pyetur qoftë në insta qoftë familjarët dhe duan ta sqaroj këtë video.. Video e ‘’kapjes mat’’ është hedhur para 2 muajsh në Youtube dhe prap është komentuar keq por s’kam dashur të reagoj për çdo lajm që del. Por meqë qenka rinxjerrë e shitet si e tanishme po ju them që është bërë gjatë tour-it. Këtu jemi në Shkodër ku kemi ndaluar i gjithë stafi për një drekë. Ndaj boll me këto lajme se u bë bajat’’, ka shkruar Bora.