• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Policia zbarkon në Shkodër/ Shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen 8 persona. Në kërkim një tjetër (EMRAT)

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Policia zbarkon në Shkodër/ Shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen 8 persona. Në kërkim një tjetër (EMRAT)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shkatërrohet në Shkodër një grup kriminal i shpërndarjes së drogës.

Për pasojë janë arrestuar 8 persona ndërsa në kërkim është shpallur një infermier i spitalit rajonal në qytetin verilindor.

Gjithashtu është zbuluar dhe një skemë e përdorur nga ky grup, ku dy prej anëtarëve Arjan Cerjani dhe infermieri Redi Idrizi, shkëmbenin medikamente dhe të tjerët ua shisnin pacientëve që ishin në terapi nga lëndët narkotike.

Të arrestuarit janë Arjan Cerjani, Enkeledia Cerjani, Leart Cerjani, Luis Cerjani, Emiljan Hajdaraj, Gjergj Pllumbi, Indrit Ishmakej, Valentin Plenishta.

NJOFTIMI NGA POLICIA

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Buna 2021”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Operacioni nga Sektori për Narkotikët, Forca Operacionale dhe “Shqiponjat” e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Gjatë operacionit goditet një grup kriminal që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në qarkun e Shkodrës.

Vihen në pranga 8 persona, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohen arsenal armësh (5 armë zjarri, 1 armë gjahu, 1 armë sportive), 6 thika, metadon, doza kokaine e kanabisi dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara, pas një hetimi disamujor të kryer nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër u bë i mundur finalizimi i operacionit policor të koduar ”Buna 2021”.

 

Specialistët e Sektorit për Narkotikët, në bashkëpunim me Forcën Operacionale dhe “Shqiponjat” e DVP Shkodër, gjatë operacionit bënë ekzekutimin e 6 vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për pjesëtarët e një grupi kriminal që merrej me shitjen e lëndëve narkotike në qytetin e Shkodrës, konkretisht:

A.C., 49 vjeç, E. C., 40 vjeçe, L. C., 19 vjeç, L. C., 21 vjeç, E. H., 44 vjeç dhe Gj. P., 34 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi R. I., 35 vjeç, me detyrë infermier pranë Spitalit Rajonal Shkodër. Vijon puna për kapjen e tij.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se aktiviteti i këtij grupi kriminal është shtrirë gjatë një kohe të konsiderueshme në qytetin e Shkodrës, ku janë dokumentuar shumë raste të shkëmbimit të medikamenteve midis shtetasve R. I. dhe A. C. Më pas, këto medikamente, të arrestuarit e tjerë ua shisnin personave të ndryshëm që ishin në terapi nga përdorimi i lëndëve narkotike.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 4 armë zjarri, 6 thika, një sasi metadoni, një automjet e sende të tjera.

Operacioni ka vijuar në unazën lindore të qytetit të Shkodrës. Bazuar dhe në informacionet e marra gjatë zhvillimit të operacionit, si rezultat i veprimeve të shpejta nga Policia u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

I.I., 26 vjeç dhe V. P., 20 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre dy shtetasve dhe në banesën e shtetasit I. I., Policia gjeti dhe sekuestroi doza me kokainë, një sasi kanabisi dhe një armë zjarri pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Pas

Temperatura tipike të muajit gusht/ Ja si do të jetë moti në fundjavë

Para

“Nuk e prisja” Artur Zheji tregon se çfarë e ka habitur më shumë te presidenti Meta

Para
“Nuk e prisja” Artur Zheji tregon se çfarë e ka habitur më shumë te presidenti Meta

“Nuk e prisja” Artur Zheji tregon se çfarë e ka habitur më shumë te presidenti Meta

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Çmimet e arit, argjendit dhe bakrit arrijnë nivele rekord, teksa tensionet globale shtohen

Çmimet e arit, argjendit dhe bakrit arrijnë nivele rekord, teksa tensionet globale shtohen

nga Fast News
14:45 | 15/01/2026
0

SHBA pezulloi vizat, por sa shqiptarët jetojnë në Amerikë?

SHBA pezulloi vizat, por sa shqiptarët jetojnë në Amerikë?

nga Fast News
14:06 | 15/01/2026
0

Qeveria reagon për pezullimin e vizave për shqiptarët nga SHBA

Qeveria reagon për pezullimin e vizave për shqiptarët nga SHBA

nga Fast News
13:11 | 15/01/2026
0

Banka Botërore jep vlerësimin për Shqipërinë: Ja sa rritet ekonomia këtë vit

Banka Botërore jep vlerësimin për Shqipërinë: Ja sa rritet ekonomia këtë vit

nga Fast News
12:44 | 15/01/2026
0

Recent News

Çmimet e arit, argjendit dhe bakrit arrijnë nivele rekord, teksa tensionet globale shtohen

Çmimet e arit, argjendit dhe bakrit arrijnë nivele rekord, teksa tensionet globale shtohen

14:45 | 15/01/2026
SHBA pezulloi vizat, por sa shqiptarët jetojnë në Amerikë?

SHBA pezulloi vizat, por sa shqiptarët jetojnë në Amerikë?

14:06 | 15/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar