• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

U dënua me dy vite burg/ Pas largimit nga Shqipëria, zbulohet sëmundja që Adriatik Llalla vuan prej kohësh

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
U dënua me dy vite burg/ Pas largimit nga Shqipëria, zbulohet sëmundja që Adriatik Llalla vuan prej kohësh
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kërkimi për ish prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla varet nga SPAK, e njëjta prokurori antikorrupsion që kërkoi dënimin e tij dhe shpalljen fajtor.

Burime pranë Interpolit në Tiranë pohuan se pranë këtij institucioni nuk është depozituar ende një kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Llallës, i dënuar me dy vite burgim për fshehje të pasurisë në tre raste. Ndërkohë policia e Tiranës menjëherë sapo konstatoi mos gjetjen e ish zyrtarit të lartë në banesë njoftoi prokurorët e posaçëm që urdhëruan shpalljen në kërkim kombëtar, pra një kërkim që do të kryhet nga drejtoritë vendore të Policive.





Por gjithë ky veprim është nul dhe i panevojshëm dhe thjesht do jetë një kërkim me shkresa brenda Shqipërisë , mbasi faktet dhe kqyrja e sistemit TIMS vërteton që Llalla ka lënë Shqipërinë nëpërmjet Rinasit së pari me destinacion vendin fqinj, Italinë.

Që do të thotë se autoritetet e kërkimit ishin të qarta se Llalla e kishte lënë vendin me kohë, por shkuan në shtëpinë e tij për procedurë dhe sa për të firmosur një procesverbal që mund të ishte firmosur edhe pa e vizituar vilën brenda të cilës ishin vetëm anëtarët e familjes së ish kryeprokurorit. Sidoqoftë ditët në vazhdim do të jetë e qartë nëse Policia e Shtetit do presë afatin tre mujor të kërkimit kombëtar, apo do njoftojë SPAK që njëherazi ka akses dhe informacion për hyrje daljet dhe vërtetimin e tyre në kufi.

Nëse autoritetet do të vepronin me efikasitet për zbulimin e vendndodhjes së ish -kryeprokurorit, atëherë SPAK përpara faktit të arratisjes, duhej të njoftonte Interpol Tiranën për shpalljen në kërkim ndërkombëtar, që brenda 24 orëve mbasi vë në dijeni qendrën e Interpolit në LION , shpërndahet shpallja në kërkim ndërkombëtar që shoqërohet me fotografinë e 52 vjeçarit nga Gramshi, moshën, ngjyrën e syve dhe vendimin prej dy vitesh burg të shpallur nga Enton Dhimitri, Nertina Kosova dhe Miliana Muça.

Nga çfarë vuan Llalla?

Megjithatë avokati këmbëngul se ish prokurori i përgjithshëm vuan nga një sëmundje dhe se situata e tij shëndetësore është përkeqësuar, çka hap mundësinë e një dakortësie në heshtje mes palëve për të depozituar një kërkesë surprizë ku përmes kësaj epikrize nuk është çudi që mbrojtja të kërkojë zëvendësim të dënimit me një dënim më të butë për shkaqe shëndetësore.

Por nga çfarë vuan Adriatik Llalla? Burime të sigurta pranë njerëzve më të afërm treguan për “Gazetën Si” se ish prokurori i përgjithshëm vuan nga epilepsia dhe se kjo sëmundje e shoqëron prej vitesh, madje edhe gjatë kohës kur ai drejtonte stafetën e organit qendror të akuzës, apo edhe më herët ILDKPKI-në, nga prej rrugëtoi në krye të organit qendror të akuzës. Por gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar vitin e fundit, dhe nuk është çudi që kjo mund të jetë një nga arsyet se përse ish zyrtari I lartë po i shmanget burgimit. Nuk përjashtohet mundësia që ish zyrtari më i lartë i dënuar që i përket akuzës të kërkojë azil politik, por të gjitha këto versione mbeten aludime që do të kuptohen orë mbas ore.

Derisa panorama të jetë e qartë, Llalla së paku është në kërkim kombëtar, por pa kryer asnjë kërkim veç vizitës të së mërkurës në mbrëmje në shtëpinë e tij në Tiranë.

Gazeta “SI”

Pas

“Mos hidh poshtë karrierën për kapriço personale” Përplasje brenda PS? Gjiknuri paralajmëron Ballën

Para

“Ja urdhëri i Ramës para se të nisej në SHBA” Arben Ahmetaj flet për herë të parë si zv.kryeministër

Para
“Ja urdhëri i Ramës para se të nisej në SHBA” Arben Ahmetaj flet për herë të parë si zv.kryeministër

“Ja urdhëri i Ramës para se të nisej në SHBA” Arben Ahmetaj flet për herë të parë si zv.kryeministër

Të Gjitha

Hormuzi dhe ne…

Hormuzi dhe ne…

nga Fast News
11:00 | 23/06/2025
0

Gara e qyteteve për turistët, Tirana më e lira, por më e zëna

Gara e qyteteve për turistët, Tirana më e lira, por më e zëna

nga Fast News
10:40 | 23/06/2025
0

Konflikti Izrael- Iran, përtej tifozllikut të radhës

Konflikti Izrael- Iran, përtej tifozllikut të radhës

nga Fast News
10:30 | 23/06/2025
0

Ekonomia botërore në alarm. Nafta arrin cmimin më të lartë që prej janarit

Ekonomia botërore në alarm. Nafta arrin cmimin më të lartë që prej janarit

nga Fast News
10:21 | 23/06/2025
0

Recent News

Hormuzi dhe ne…

Hormuzi dhe ne…

11:00 | 23/06/2025
Gara e qyteteve për turistët, Tirana më e lira, por më e zëna

Gara e qyteteve për turistët, Tirana më e lira, por më e zëna

10:40 | 23/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar