Dënimi dhe arratisja e Adriatik Llallës solli debat mes avokatëve Saimir Vishaj dhe Genc Gjokutaj.
Avokati Vishaj tha në ‘Open’ se policia ishte gabim pasi prokuroria do të njihet me vendimin e gjykatës, në të kundërt nuk ka të drejtë të nxjerrë një ekzekutiv. Por Ngjela dhe Gjokutaj, i kujtuan miqësinë me ish-kryeprokurorin.
PJESË nga DEBATI në studio:
Genc Gjokutaj: Po diskutojmë për themelin e çështjes, me çin po flet ti? Apo se e njeh ti Adriatik Llallën…? Po muhabet kot ky!
Saimir Vishaj: Pa njohur vendimin nuk ka të drejtë që të nxjerrë ekzekutim. Ka ndryshuar ligji.
Genc Gjokutaj: Edhe avokati e pranoi, ti thua nuk është kështu!
Saimir Vishaj: Jo, pra jo!
Spartak Ngjela: Na lër rehat tani!
Genc Gjokutaj: SPAK ka nxjerr urdhër ekzekutiv, ku është problemi këtu?!