• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Viti i ri shkollor/ Mira Rakacolli tregon vendimin që ka marrë ministria

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Viti i ri shkollor/ Mira Rakacolli tregon vendimin që ka marrë ministria
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli deklaroi sot se nëse zbatohen masat anti-C OVID19 që janë vendosur, situata nga pandemia do të përmirësohet.

Kjo gjë do të ndodhë pasi sipas saj dhe procesi i vaksinimit ka ecur mirë.



“E rëndësishme është të zbatohen masat që janë në fuqi. Situata është e qëndrueshme. Nëse zbatohen masat anti COVID do përmirësohen më tepër shifrat. Procesi i vaksinimit do ecë me shifra të kënaqshme. Ne kemi të vaksinuar plotësisht personelin shëndetësor, kemi arsimtarë, policë, ata që janë me sëmundje kronike. Shqipëria ka ecur mirë me vaksinimin, por duhet të jemi më mirë dhe do jemi më mirë”, tha Rakacolli.

Por këtë të hënë do të nisë dhe viti i ri shkollor, ku për të siguruar mbarëvajtjen e mësimit do të zbatohet dhe një protokoll masash.

Këtu zv.ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se mësuesit duhet të paraqesin certifikatë vaksinimi në të kundërt test PCR çdo javë. Rakacolli nënvizoi se maska do të jetë e detuyuar për të gjithë nxënësit mbi 12 vjeç, me përjashtim të atyre që s’e mbajnë dot për shkak të problemeve shëndetësore.

“Kemi hartuar një protokoll, ka qenë një bashkëpunim prej 1 muaji me ministrinë e Arsimit. Gjithçka është përgatitur në bazë të protokolleve anti COVID. Problemi është te zbatimi. Mbi 12 vjeç e kanë maskën me detyrim. Mësuesit ditën që fillon shkolla duhet të paraqesin certifikatë vaksinimi.  Në rast të kundërt duhet të bëjnë test cdo javë”, tha Rakacolli.

Edhe studentët që nuk pranojnë të bëjnë vaksinën, të cilën e kanë me detyrim, do të duhet të paraqesin test PCR çdo javë. Sa i përket mësimit online Rakacolli tha se një gjë të tillë e vendos ministria e Arsimit.

“Është e njëjta gjë si për mësuesit edhe për studentët. Ata duhet të paraqesin test që nuk infektojnë shokët e tyre. Mënyrën si ofrohet mësimi se paraqesim ne si komitet. Si përshtatet institucioni karshi sigurimit të këtij shërbimi, universitetet mund të bëjnë politikat e tyre, mund të ofrojnë mësim online”.

Sa i përket faktit se 5% e të shtruarve në spitale janë të vaksinuar me të 2 dozat, zv.ministrja theksoi se asnjë vaksinë nuk të mbron 100%.

“Asnjë lloj vaksine nuk siguron mbrojtje 100%. Varet nga mënyra si  reagon organizmi, është e njëjta gjë edhe për vaksinën COVID. Vaksina s’te mbron 100%. Është bërë shumë e qartë që vaksina krijon një mbrojtje të madhe karshi sëmundjes sidomos për format e rënda të sëmundjes. Ka gra shtatzëna të infektuara që disa prej tyre si kanë forma të lehta. Dhe kjo shkon në funksion të asaj që kemi thënë që të vaksinohen dhe gratë shtatzëna dhe jo shtatzëna. Nëse do ishin vaksinuar shtatzënat sdo ishin aty ku janë”.

Deri më tani janë ezauruar 80% e kapaciteteve në 2 spitalet COVID. Në rast se rriten shtrimet dhe infektimet Rakacollit tha se i kanë marrë masat.

“Kemi kapacitete për të përballuar ngarkesa dhe më të mëdha se viti i kaluar. Numri i  shtrimeve ka ardhur duke u  rritur. 80% e kapaciteteve të 2 spitale COVID është mbushur. Pastaj kalojmë te hapja e COVID 4 nëse rriten. I kemi gati skenarët e përballimit të situatës në rast përkeqësimi”.

Sa i përket vendimit për të marrë dozën e tretë Rakacolli nënkuptoi se mund ta bëjnë ata që e shikojnë të arsyeshme, por kohën duhet ta vendosë komiteti përkatës.

“Vendimi për të bërë vaksinë i përket komitetit të vaksinimit, ai komitet është permanent. Është vetëm me specialistë të fushës. Është detyra e atyre që shikojnë vaksinat shohin gjërat pro dhe janë ata që rekomandojnë. Nëse vendimi për të bërë dozën e tretë duhet të vijë nga ky komitet. Ka specialistë që japin rekomandime për vaksinim të fëmijëve, por ka dhe të tjerë që japin argumenta kundër. Kur flasim për dozën e tretë do flasim dhe kur, pas sa kohësh duhet ta bëjnë ata që e vlerësojnë.  Ajo që jemi munduar të bëjmë për qytetarët është të merren vendime nga ekspertë të fushës që mbajnë përgjegjësi dhe që deri më sot kanë bërë më të mirën”.

E pyetur nëse po shiten pasaporta vaksinimi, kryetarja e komitetit teknik të ekspertëve u përgjigj: “Këtë se di dhe s’di që ndonjë mjek ta ketë bërë problem dhe nëse ka një gjë të tillë kjo është një vepër penale dhe duhet denoncuar sepse është e rëndë”.

Pas

A jeni të varur nga telefoni celular? Zbulojeni këtu përgjigjen

Para

“Ai është një humbës” Donald Trump bën lëvizjen e papritur kundër mbesës së tij

Para
“Ai është një humbës” Donald Trump bën lëvizjen e papritur kundër mbesës së tij

“Ai është një humbës” Donald Trump bën lëvizjen e papritur kundër mbesës së tij

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar