Banorët e Athinës dhe të Evrosit në Greqi, mbrëmjen e së martës u bënë dëshmitarë të një fenomeni i cili nuk ndodh shpesh.
Gjatë natës së kaluar rreth orës 23:00 një meteor i ndritshëm hyri me shpejtësi në atmosferë duke shkaktuar kështu një dritë të fortë që bëri që qielli të ndriçohej i gjithi. Fenomeni u bë i dukshëm nga pjesë të ndryshme të Greqisë jugore dhe ato qendrore.
Meteorët që bien në tokë orët e para të mëngjesit kanë shpejtësitë më të larta dhe janë më të vështira për tu parë, ndërsa në orët e para të mbrëmjes ata janë më të ngadaltë. Kjo ndodh pasi orët e para të mëngjesit orbita e Tokës i shtohet shpejtësisë së meteorëve, ndërsa në mbrëmje zbritet.