• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Do goditet shumë lart” Paralajmërimi i Artan Hoxhës: Mund të arrestohen ish-kryeministra dhe ish-presidentë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Do goditet shumë lart” Paralajmërimi i Artan Hoxhës: Mund të arrestohen ish-kryeministra dhe ish-presidentë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa ishte i ftuar sot në “ABC live” gazetari Artan Hoxha ka bërë një paralajmërim të fortë.

Ai u shpreh se SPAK ka nën hetim dosje të bujshme.





Jo vetëm kaq, por gazetari shtoi se me krijimin dhe funksionimin e BKH, do të ketë akoma dhe më shumë goditje.

Më tej Hoxha ka thënë se është thirrur vetë në SPAK për të dëshmuar për dosje që ka dijeni dhe beson se goditjet e SPAK do të jenë të një rangu të lartë.

I pyetur nëse do të ketë arrestime të politikanëve, Hoxha ka thënë se SPAK do i duhet kohë që të fusë në burg, ish-kryeministra, ish-presidentë apo ish-ministra.

“Shtatori ka qenë me shumë zhvillime politike. Me ngjarje të tjera, apo me përjashtimin e Berishës që thithi shumë vëmendje. Por, tashmë SPAK ka marrë dhe BKH. SPAK u bë për të goditur politikanët e lartë. Dhe për të goditur korrupsionin apo për të goditur lidhje shtet-politike – krim i organizuar duhet kohë. Do shohim rezultate. Nuk është e lehtë që të futen brenda ish –kryeministria, ish-presidente, ish-ministra.” tha Hoxha.

Gazetari ka theksuar se ka parë dosje në SPAK që synojnë të godasin politikanë të rangut të lartë.

“BKH sapo ka ardhur. Ka hetime dhe jam thirrur edhe unë për këtë gjë. Në pjesë që unë kam pasur dijeni kam ndihmuar. Dhe e di që ka hetime. Në hetimet që kam parë është hetim që synon të godasë shumë lartë. Por mund të arrestojë politikanë të rëndësishëm, ish-kryeministër dhe ish-ministra. Por edhe Berisha nuk është i përjashtuar nga kjo punë. Por edhe këta që janë në detyrë nuk janë të përjashtuar. Ambasadorja po mbulohet që të mbrojë dhe të dëshmojë se prokurorët janë në rrugën e duhur. Ka hetime, dhe frika është që më mirë të mos arrestohet një politikan pa prova, sesa e arreston dhe pastaj del i pafajshëm. Ambasada ka momente që e mbështet, se japin mbështetje financiare dhe me projekte, por nuk shkon dot me listë dhe tu thotë arrestoni këto persona.” tha mes të tjerash Hoxha.

Pas

Askush nuk e vuri re/ Rudina dhe Marku martohen më 1 tetor, por kanë një kusht për të ftuarit në dasëm

Para

Nuk kanë të ndalur lëkundjet, Shqipëria ‘tundet’ sërish nga tërmeti

Para
Nuk kanë të ndalur lëkundjet, Shqipëria ‘tundet’ sërish nga tërmeti

Nuk kanë të ndalur lëkundjet, Shqipëria ‘tundet’ sërish nga tërmeti

Të Gjitha

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

nga Fast News
10:30 | 29/07/2025
0

Investimi në pronë në Shqipëri/ Sa kushton një apartament 120 metra katrorë, sipas zonës ku jeton

Investimi në pronë në Shqipëri/ Sa kushton një apartament 120 metra katrorë, sipas zonës ku jeton

nga Fast News
10:00 | 29/07/2025
0

Qeveria po bën gati Strategjinë, ministrja Ibrahimaj: Zhvillimi i vendit edhe me IA

Qeveria po bën gati Strategjinë, ministrja Ibrahimaj: Zhvillimi i vendit edhe me IA

nga Fast News
09:30 | 29/07/2025
0

Sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë shtyhen edhe për 30 ditë

Sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë shtyhen edhe për 30 ditë

nga Fast News
08:30 | 29/07/2025
0

Recent News

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

10:30 | 29/07/2025
Investimi në pronë në Shqipëri/ Sa kushton një apartament 120 metra katrorë, sipas zonës ku jeton

Investimi në pronë në Shqipëri/ Sa kushton një apartament 120 metra katrorë, sipas zonës ku jeton

10:00 | 29/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar