• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Këto dukuri duhet të shmangen” Nisja e sezonit të ri televiziv, AMA del me një mesazh të rëndësishëm

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Këto dukuri duhet të shmangen” Nisja e sezonit të ri televiziv, AMA del me një mesazh të rëndësishëm
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Autoriteti i Mediave Audiovizive në nisje të sezonit të ri televiziv ka nxjerrë një njoftim të rëndësishëm.

Ky institucion uron të gjithë OSHMA-të dhe stafet e tyre: Punë të mbarë dhe suksese.

Gjithashtu AMA gjen rastin të risjellë në vëmendje të OSHMA-ve detyrimet që rrjedhin nga ligji 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Kodi i Transmetimit dhe akte të tjera nënligjore në fuqi. AMA, do të vijojë monitorimin e transmetimeve, për zbatimin e kërkesave të këtij kuadri ligjor, apo angazhimeve që vetë OSHMA-të kanë marrë përsipër në procesin e licencimit.

Parimet mbi të cilat është ngritur ligji 97/2013 kanë të bëjnë me veprimtari audiovizive të lirë, që respekton paanshmërisht të drejtën për informim, bindjet politike e besimet fetare, personalitetin, dinjitetin dhe të drejtat e liritë e tjera themelore të njeriut. Në mënyrë të veçantë kjo veprimtari respekton të drejtat, interesat dhe kërkesat morale e ligjore për mbrojtjen e të miturve. AMA në angazhimin për realizimin e detyrave funksionale si institucion rregullator, ka pasur dhe ka si prioritet mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme audiovizive.

Emisionet me/për fëmijët krijojnë ndjeshmëri tek audienca, te fëmijët, prindërit, të afërmit apo kujdestarët e tyre. Trajtimi i fëmijëve si të rritur, apo si gjenerues të emocioneve të panevojshme në emisione, janë dukuri që duhet të shmangen, qoftë në transmetimet e drejtpërdrejta apo ato të regjistruara. AMA ka mirëpritur dhe mirëpret, që edhe në këtë sezon të ri të shmanget përdorimi i fëmijëve në ekran, apo transmetimi/ritransmetimi i përmbajtjeve të papërshtatshme për moshën e tyre, në orare që ata mendohet se janë para ekranit. Kohët e fundit në ofertën programore të televizioneve një hapësirë të konsiderueshme ka marrë edhe trajtimi i pandemisë Covid-19.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

AMA ka vlerësuar dhe vlerëson maksimalisht rolin dhe kontributin e redaksive audiovizive në mbulimin e ngjarjeve të aktualitetit mbi pandeminë dhe trajtimin e situatës. Në këtë sezon të ri programor, AMA beson se OSHMA-të do të kenë parasysh kërkesat etike dhe profesionale për t’i njoftuar dhe paraqitur lajmet e transmetuara në një mënyrë të vërtetë, të paanshme dhe objektive.

AMA ju fton në mbajtjen parasysh të interesave të publikut, të balancës në paraqitjen e opinioneve, krijimin e hapësirave për ekspertët e mirëfilltë të fushës.

AMA si institucion rregullator ju fton po ashtu, për shmangien e fenomeneve të tilla si:

konfuzioni

deformimi i rezultateve shkencore të konfirmuara

zgjerimin/balancimin e paraqitjes së ideve dhe opinioneve, duke mos krijuar hapësira për zhvillimin e tryezave të debatit vetëm me individë jo ekspertë të fushës.

Autoriteti i Mediave Audiovizive gjithashtu pret nga OSHMA-të respektimin e rregullave dhe normave të gjuhës shqipe, shmangien e përdorimit të gjuhës së papërshtatshme apo deningruese në transmetimet audiovizive.

Për fillimin e këtij sezoni të ri programor audioviziv, AMA ka pritshmëri maksimale se OSHMA-të do të forcojnë edhe më shumë lirinë e shprehjes, pluralizimin dhe pavarësinë editoriale në favor të shumëllojshmërisë dhe cilësisë së produkteve mediatike për publikun.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Pas

“E kishte rrahur dy herë” Trondit vëllai i Fëllënxa Rrasës: Ja ç’më thanë policët kur shkova të denoncoja kunatin

Para

“Enigmat janë dy” Zhdukja dhe “ringjallja” e biznesmenit Davide Pecorelli, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat

Para
“Enigmat janë dy” Zhdukja dhe “ringjallja” e biznesmenit Davide Pecorelli, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat

“Enigmat janë dy” Zhdukja dhe “ringjallja” e biznesmenit Davide Pecorelli, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

SHBA pezulloi vizat, por sa shqiptarët jetojnë në Amerikë?

SHBA pezulloi vizat, por sa shqiptarët jetojnë në Amerikë?

nga Fast News
14:06 | 15/01/2026
0

Qeveria reagon për pezullimin e vizave për shqiptarët nga SHBA

Qeveria reagon për pezullimin e vizave për shqiptarët nga SHBA

nga Fast News
13:11 | 15/01/2026
0

Banka Botërore jep vlerësimin për Shqipërinë: Ja sa rritet ekonomia këtë vit

Banka Botërore jep vlerësimin për Shqipërinë: Ja sa rritet ekonomia këtë vit

nga Fast News
12:44 | 15/01/2026
0

Sfidat e zhvillimit dhe të integrimit

Sfidat e zhvillimit dhe të integrimit

nga Fast News
12:15 | 15/01/2026
0

Recent News

SHBA pezulloi vizat, por sa shqiptarët jetojnë në Amerikë?

SHBA pezulloi vizat, por sa shqiptarët jetojnë në Amerikë?

14:06 | 15/01/2026
Qeveria reagon për pezullimin e vizave për shqiptarët nga SHBA

Qeveria reagon për pezullimin e vizave për shqiptarët nga SHBA

13:11 | 15/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar